MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI AMBASADORIN E TURQISË NË KOSOVË

5 Qershor, 2019

05 Qershor 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve.

Ministri Bytyqi e falënderoi Ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë shteti turk Kosovës në të gjitha nivelet në arsim, ndërsa theksoi gatishmërinë që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tutje.

Ambasadori Çagri Sakar ka falënderuar ministrin Bytyqi për gatishmërinë për bashkëpunim dhe theksoi se Turqia është e gatshme të vazhdojë me projekte të rëndësishme në arsim.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.