MASHT

MINISTRI BYTYQI PRITI AMBASADORIN E MALIT TË ZI NË KOSOVË

27 Nëntor, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit mes dy vendeve.

Ministri Bytyqi  ka shprehur gatishmërinë që të shtyjë përpara politikat, të cilat krijojnë lehtësira për bashkëpunim dhe mobilitet mes studentëve dhe mësimdhënësve të Kosovës dhe atyre të Malit të Zi.

Ambasadori Dinosha e falënderoi ministrin Bytyqi për vendimin e tij që studentëve të Malit të Zi t’iu ndahen 3 përqind të kuotave për regjistrim në universitetet publike në Kosovë.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.