Ministri Bytyqi priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë

08 Janar 2020

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, me të cilin ka biseduar për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të gjitha nivelet e arsimit.

Ministri Bytyqi ka falënderuar ambasadorin Abbott për ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë Britania e Madhe për Kosovën, veçanërisht në fushën e arsimit, ku me projekte të mëdha i ka dhënë ndihmë të madhe sistemit arsimor.
Ndërsa, ambasadori Abbott theksoi se për Britaninë e Madhe arsimi është prioritet, pra edhe bashkëpunimi në këtë sektor është shumë i rëndësishëm, sidomos kur merret parasysh fakti se Britania e Madhe ka sistem të zhvilluar të arsimit dhe ka mundësi të japë kontribut për zhvillimin e arsimit në Kosovë.