MASHT

MINISTRI BYTYQI: PO PUNOHET PËR ARSIMIM CILËSOR PËR FËMIJËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

21 Mars, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe u.d. shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Riccardo Serri, morën pjesë në konferencën “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”, e cila u mbajt në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Sindromit Down.

Me këtë rast, ministri Bytyqi ndër të tjera se, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është e angazhuar që të ofrojë kushte për edukim dhe arsimim të barabartë për të gjithë personat me nevoja të veçanta në Kosovë, duke respektuar kështu me përpikëri Strategjinë Nacionale 2013/2023, që ka për qëllim fuqizimin e mbrojtjes dhe respektimit të të drejtave të gjithë këtyre personave.

“Nuk duhet që vetëm në këtë ditë të shënuar të diskutojmë për këta persona, por duhet që çdo ditë të kemi angazhimin si institucione për t’iu siguruar mundësi të barabarta”, tha ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi tha se, duhet të ndihmojmë të gjithë personat që të ndihen të barabartë dhe në këtë drejtim kemi kompletuar infrastrukturën ligjore, një obligim që i takon drejtpërdrejtë politikave të Ministrisë së Arsimit.

“Kemi obligim që përtej infrastrukturës ligjore, këta persona t’i ndihmojmë dhe t’i përkrahim edhe me profesorë, asistentë, mësimdhënës të përgatitur. Në këtë kontekst, Ministria e Arsimit ka propozuar që të angazhohen 100 asistentë nëpër komuna të ndryshme, të cilët do të mbështesin personat me nevoja të veçanta në procesin e mësimnxënies, gjatë këtij viti dhe viteve të ardhshme”.

Në fund, ministri Bytyqi tha se, MAShT është e përkushtuar që të vazhdojë bashkëpunimin me të gjithë donatorët, partnerët dhe palët me interes në mbështetje të realizmit dhe respektimit të të drejtave të personave me aftësi nevoja të veçanta, përfshirë personat me Dindrom Down, në shoqërinë kosovare.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.