MASHT

MINISTRI BYTYQI NË SHBA U PRIT NGA DREJTORJA E ETS, SHANNON ASHPOLE LITTON

27 Shtator, 2018

27 Shtator 2018

Gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, u prit në ETS, nga drejtorja Shannon Ashpole Litton dhe ekipi i saj.

ETS është organizatë, e cila bashkëpunon me Qeverinë e ShBA-ve për përpilimin e teksteve të nivelit shtetëror, siç janë Toefl, Ect, e të tjerë.

Në këtë takim është biseduar për format e përpilimit dhe rendësinë e këtyre testeve, ndërsa ministri Bytyqi i informoi rreth Testit të Maturës dhe testet tjera që realizohen në Kosovë, problemet që ekzistojnë qoftë në përpilimin e tyre, apo edhe në kontrollën e testeve.

Ministri Bytyqi dhe drejtorja e ETS u dakorduan që në kohën e hapjes së diskutimeve publike në Kosovë rreth këtyre çështjeve, të jetë edhe një ekip i ETS pjesëmarrës në këto diskutime, për të ndihmuar me pwrvojën dhe praktikën e tyre, përvojë që daton nga viti 1947.

Ministri Bytyqi është shprehur se për Kosovën është një lajm i mirë që ETS të jetë pjesë e kshilldhënies për të gjitha llojet e testeve, qoftë të nivelit parauniversitar, apo të arsimit të lartë.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.