MASHT

MINISTRI BYTYQI NDAN BURSA PËR TË GJITHË STUDENTËT ME NEVOJA TË VEÇANTA

22 Nëntor, 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, lidhur me konkursin e publikuar me datë 19 nëntor 2018, për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike për vitin akademik 2018-2019, jep këtë sqarim:

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në lidhje me bursat në fjalë, ka marrë vendim që, fushat e studimit të përcaktuara në konkurs të mos vlejnë për studentët me nevoja të veçanta dhe këta studentë mund të aplikojnë për bursë nga të gjitha fushat e studimit, që organizohen në universitetet publike në Kosovë.

Gjithashtu, bazuar në Udhëzimin Administrativ nr. 14/2017, të datës  06.12.2017, te kushtet dhe kriteret e përcaktuara me konkurs, pika 1.2 deri 1.5 nuk vlejnë për studentët me nevoja të veçanta.

Për korrektësi, të gjithë studentët e interesuar, konkursin e MAShT për ndarjen e bursave mund ta gjejnë në linkun e mëposhtëm.

Konkursi: https://masht.rks-gov.net/uploads/2018/11/konkursi-per-bursa-te-sudenteve-2018-19.doc

Formulari: https://masht.rks-gov.net/uploads/2018/11/formular-aplikimi-per-bursat-2018-19.docx

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.