MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS GLOBALE TË KONSULENCËS

11 Qershor, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi mori pjesë në shënimin e Ditës Globale të Konsulencës, e cila për të dytën herë po organizohet në Kosovë nga Business Consultants Council, në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim-BERZH. Qëllimi i shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Konsulencës është diskutimi për perspektivën, rëndësinë dhe njohjen e konsulencës si profesion dhe rrjetëzim me akterë institucional, biznese dhe organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Ministri Bytyqi me këtë rast tha se, Kosova ka nevojë për fushën e konsulencës edhe në sferën private, por gjithsesi edhe në institucionet publike, ndërsa theksoi se, promovimi dhe ruajtja e standardeve profesionale të konsulencës, viteve të fundit ka marrë hov Kosovë.

“Duke parë zhvillimet e hovshme në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar, shohim se është shumë e nevojshme që të kemi një zhvillim të konsulencës, sepse është mënyra më e mirë për vendimmarrje. Çdo vendimmarrje që bëhet pa një analizë të mirëfilltë dhe pa një ekspertizë, e cila vjen vetëm nga ekspertët e fushave, të cilët i njohin problematikat dhe ato njohuri ia ofrojnë menaxhmentit është vendimmarrje jo e drejtë”, ka thënë ministri Bytyqi.

Duke theksuar rëndësinë dhe njohjen e konsulencës, ministri Bytyqi përmendi konsulencën e ofruar nga Komisioni Evropian për rishikimin funksional të MAShT.

Dita Globale e Konsulencës manifestohet si një organizim global në 53 shtete të ndryshme të botës.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.