MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË SHËNIMIN E DITËS BOTËRORE TË MJEDISIT

5 Qershor, 2019

05 Qershor 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, kanë marrë pjesë në shënimin e 5 Qershorit – Ditës Botërore të Mjedisit, ku ishin të pranishëm edhe zv/ministri i Ministrisë së Mjedisit të Estonisë, Meelis Munt, përfaqësuesja përhershme e UNDP-së në Kosovë, Aleksandra Roccasalvo dhe përfaqësues të tjerë organizatave joqeveritare.

Ministri Bytyqi, me këtë rast është shprehur se, kjo ditë dhe ditët tjera të ngjashme të përmasave botërore, na bëjnë të angazhohemi dhe të marrim përgjegjësi të përbashkëta të gjitha institucionet e linjës, që të japim kontributin tonë, jo vetëm në një ditë të shënuar si kjo, por gjatë gjithë vitit.

“Ministria e Arsimit ka marrë përgjegjësinë që të kontribuojë në një mjedis të pastër në Kosovë, që të kujdesemi të rrisim fëmijët tanë në një ambient të sigurt për shëndetin dhe të ardhmen e tyre”, tha ministri Bytyqi.

Ministri theksoi se MAShT është e gatshme që së bashku më partnerë të ndryshëm, përfshirë edhe ministritë e linjës, të angazhohet që gjatë gjithë kohës të punojë për një mjedis të shëndetshëm.

Ministri Bytyqi, po ashtu tha se, në kuadër të politikave tona si Ministri e Arsimit, kemi futur shumë tema të cekura në pjesën ndërkurrikulare që kanë të bëjë me ruajtjen e mjedisit.

Në këtë kontekst, ministri Bytyqi tha se, ka edhe aktivitete shtesë përmes garave të ndryshme mes shkollave, se cila do të krijojë ambientin më të pastër brenda dhe jashtë shkollës.

Ndryshe, kohë më parë ministri Bytyqi ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të thëngjillit për ngrohje në të gjitha Institucionet Edukative Arsimore dhe Aftësuese (IEAA) të Republikës së Kosovës .

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038 213 065

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.