MASHT

MINISTRI BYTYQI MORI PËRKRAHJEN E DEPARTAMENTIT TË SHTETIT PËR REFORMAT NË ARSIM

28 Shtator, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është pritur sot në Departamentin e Shtetit nga znj. Janine Wynne, kordinatore për asistencë për Evropë, Euro-Azi dhe Azi Qendrore, si dhe z. James P. Merz, zëvendëskoordinator. Në këtë takim, u rikonfirmua mbështetja e ShBA-ve në përkrahje të zhvillimit dhe të konsolidimit të shtetit.

Ministri Bytyqi ka folur për sfidat që po kalon vendi ynë në fushën e arsimit, po ashtu i ka njoftuar për qëndrueshmërinë dhe sfidat si në fushën politike, po ashtu edhe në atë ekonomike.

Ministri ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që po na japin ShBA-të dhe ka konfirmuar dhe një herë zotimin e Kosovës për të mos e ndalur rrugëtimin euro-atlantik deri në bashkimin edhe formal me ato struktura, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, pasi që ka theksuar se Kosova e integruar në struktura euro-atlantike prodhon stabilitet rajonal.

Gjatë diskutimit për gjendjen e arsimit dhe për sistemin arsimor në Kosovë, ministri Bytyqi mori përkrahje të fuqishme për reformat më arsim. Theksi i veçantë u vu në depolitizimin e sistemit arsimor, si parakusht për të vazhduar me projekte të përbashkëta.

Ministri Bytyqi e vlerësoi si shumë të rëndësishme gatishmërinë e nikoqirëve për ta ndihmuar Kosovën me projekte të përbashkëta si “Fullbrajt Penrte”, projekt për të cilin tha se është një dorë e zgjatur për të na quar në trasenë e standardeve amerikane të arsimit, gjë që rritë standardet tona.

Ministri Bytyqi i falënderoi znj. Wynne dhe z. Merz për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-ve për Kosovën, për afërsinë dhe derën e hapur të Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë dhe ambasadorit Delawie si porta komunikuese dhe prania amerikane tek ne, si dhe për mbështetjen e nismave në dobi të depolitizimit, të cilat janë në proces e monitorim këshillues me prani të përhershme amerikane për këshillim në dikasterin e arsimit.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.