MASHT

MINISTRI BYTYQI MERR VENDIM PËR KOMPENZIMIN E ORËVE TË HUMBURA GJATË GREVËS SË MËSIMDHËNËSVE

26 Shkurt, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim për kompenzimin e orëve të humbura gjatë grevës së mësimdhënësve të organizuar nga SBAShK-u.

Sipas këtij vendimi, mësimi i humbur për shkak të ndërprerjes së përkohshme të mësimit në institucionet e arsimit parauniversitar publik, me rastin e grevës së mësimdhënësve do të zëvendësohen si në vijim:

  • 5 (pesë) ditë të zëvendësohen nga pushimi pranveror, prill 2019;
  • 5 (pesë) ditë të shtuna të zëvendësohen gjatë vitit shkollor 2018/2019;
  • 5 (pesë) ditë të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019;

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.