MASHT

MINISTRI BYTYQI MBAJTI NJË TAKIM ME KËSHILLIN DREJTUES TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

17 Janar, 2019

17 Janar 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mbajti një takim me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me të cilët bisedoi rreth problemeve që kanë për mungesë të infrastrukturës, nevojën për ndërtimin e objekteve të reja, si dhe riparimet e nevojshme të objekteve të vjetra.

Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë që të ofrojë mbështetje në plotësimin e infrastrukturës, në tejkalimin e vështirësive që kanë në këtë drejtim, por theksoi nevojën që kërkesat të qartësohen, të adresohen problemet dhe të angazhohemi së bashku, të bëjmë zgjidhjet e duhura brenda mundësive.

Në këtë kontekst, ministri Bytyqi, theksoi gatishmërinë e MAShT-it që së bashku me përfaqësues të UP-së, të anagzhohen në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, apo konteksteve që kanë me Komunën e Prishtinës lidhur me shfrytëzimin e hapësirave universitare.

Në këtë takim, veç tjerash, u bisedua konkretisht për fakultetet, të cilat kanë nevojë më të madhe për zgjerim të infrastrukturës universitare dhe për objektetet ekzistuese të disa fakulteteve që kanë nevojë që sa më shpejt të intervenohet në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.