MASHT

MINISTRI BYTYQI MBAJTI KONFERENCË PËR MEDIA LIDHUR ME PROCESIN E TEKSTEVE TË REJA SHKOLLORE

25 Prill, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi mbajti konferencë për media lidhur me procesin e teksteve të reja shkollore, me ç’rast janë dhënë informata për ecurin e procesit në të dy fazat, të cilat janë zhvilluar në formë të Kampusit.

Ministri Bytyqi në fjalën e tij ka bërë të ditur se, MAShT ka bërë thirrje publike për recensentët e dorëshkrimeve edhe pse në bazë të ligjit, recensentët mund të emërohen në mënyrë direkte, ndërkaq theksoi vendosmërinë që të mos ketë asnjë tekst që nuk i plotëson standardet.

Ministri Bytyqi thase, të gjitha dorëshkrimet të cilat kanë qenë pjesë e këtij procesi kanë qenë të koduara dhe do të vazhdojnë të jenë deri në përfundim të procesit, ndërkaq shtoi se tesktet e përzgjedhura fillimisht do të pilotohen.

Ministri Bytyqi po ashtu bëri të ditur se, organizmi i kampuseve ku është bërë vlerësimi i dorëshrkrimeve nuk kanë tejkaluar planifikimin buxhetor.

“Buxhetimi nga ana e KEPSh ka rezultuar pozitiv, jemi nën koston e buxhetimit i cili ka qenë i planifikuar. Kemi shpenzuar shumë më pak se sa kemi planifikuar dhe në mënyrën më të mirë është ruajtuar paraja pubilike. Jemi munduar të krijiojmë kushte sa më të mira për recenzentë. Faza e parë ku është punuar në tekstet e klasave 1, 6 dhe 10 ka kushtuar 27 mijë e 480 euro, faza e dytë ku është punuar me tektet e klasave 2, 7 dhe 11 ka kushtuar 34 260 euro, ndërsa faza e tretë i cili është organizuar në Emerald ka kushtuar 12 564”, ka thënë ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi gjithashtu ka thënë se, MAShT ka marrë të gjitha masat profesionale dhe logjistike që procesi të shkojë sa më mirë dhe mbarë, duke qenë të vetëdijshëm për ndjeshmërinë e procesit.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.