MASHT

MINISTRI BYTYQI KA MARRË VENDIM QË TË MËRKURËN ORA E PARË E MËSIMIT T’I KUSHTOHET RAPORTEVE KOSOVË-SHBA

3 Dhjetor, 2018

03 Dhjetor 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që të mërkurën (5 dhjetor 2018), të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar, orën e parë të mësimit t’ia kushtojnë raporteve të mira historike në mes Kosovës dhe SHBA-ve, në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme që i është dhënë vendit tonë gjatë procesit të çlirimit, pavarësimit dhe shtetndërtimit.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në shenjë respekti, mirënjohje dhe vlerësimi për veprimtarinë politike të ish presidentit amerikan, z. George H.W Bush, në funksion të fuqizimit të raporteve mes shtetit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe përkushtimit të tij për faktorizimin e çështjes së Kosovës në momente të rëndësishme historike.

Përveçqë kjo orë mësimi ka për qëllim zgjerimin e njohurive te nxënësit lidhur me veprimtarinë e presidentit të 41-të të ShBA-ve, ministri Bytyqi ka ftuar nxënësit dhe mësimdhënësit që po këtë ditë, pra të mërkurën, në ora 18:00 të marrin pjesë në ndezjen e qirinjve para Teatrit Kombëtar.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.