MASHT

MINISTRI BYTYQI ËSHTË TAKUAR ME SENATORË AMERIKANË

9 Prill, 2019

09 Prill 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, gjatë vizitës zyrtare në Portugali, ku po merr pjesë në samitin “Horasis Global Meeting”, ka zhvilluar disa takime të rëndësishme, ku është biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe çështje të tjera me rëndësi.

Ministri Bytyqi është takuar me dy senatorët amerikanë, Michael Broën dhe Steve Waugh, ku ka biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për çasjen e Kosovës në intergrimet evropiane. Poashtu, senatorët shprehën interesimin për gjendjen e sistemit arsimor në Kosovë, si dhe nivelin e bashkëpunimit në mes dy vendeve në këtë fushë.

Gjatë këtij takimi, Ministri dhe senatorët janë dakorduar që të ketë takime në të ardhmen, të cilat do të thellojnë edhe me tej miqësinë me ShBA-të.

Në vazhdën e këtyre takimeve, ministri Bytyqi ka takuar edhe ish diplomatin amerikan John D. Feely, i cili ka përvojë më shumë se 36 vjeçare në diplomacinë amerikane dhe për herë të fundit ka shërbyer si ambasador në Panama.

Gjatë kësaj konference, në kuadër të takimeve të shumta, ministri Bytyqi ka takuar edhe Dr. Asif Iqbal, president i Indian Economic Trade Organization, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Kosovës dhe Indisë.

Ministri Bytyqi, po ashtu, ka darkuar me ish presidentin e Sllovenisë, z. Danilo Türk, ku ka pasur rastin të diskutojë për përvojën e Sllovenisë rreth integrimeve evropiane.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.