MASHT

MINISTRI BYTYQI ËSHTË PRITUR NGA PRESIDENTI I KËSHILLIT AMERIKAN PËR EDUKIM NDËRKOMBËTAR

29 Shtator, 2018

Në kuadër të vizitave në Washington DC, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është pritur nga Z. Lorne W. Craner, president i Këshillit Amerikan për Edukim Ndërkombëtar.

Në këtë takim është biseduar për shumë çështje që kanë të bëjnë me Kosovën, si në rrafshin politik, e po ashtu edhe për dikastere të veçanta, veçanërisht në fushën e arsimit.

Presidenti Craner ka një provojë të gjatë si ekspert i politikës së jashtme i cili ka shërbyer në diplomacinë dhe në politikbërjen gjatë tri mandateve presindeciale administrative. Ai e ka filluar karrierën politike në Capitol Hill, si këshilltar i politikës së jashtme të kongresmenit Jim Kolbe dhe të senatorit John McCain, e po ashtu ka shërbyer si zëvendësndihmës sekretar i shtetit si dhe shumë pozita tjera kyçe në administratën e shtetit. Craner ka qenë edhe president i Institutit Internacional Republikan për Demokraci në vitet 2004- 2014.

Në fund të takimit, z. Craner shprehu gatshmërinë e tij që të ndihmojë dhe përkrahë Kosovën në të gjitha reformat e filluara dhe reformat e reja ne sistemin arsimor, gjë për të cilën ministrii Bytyqi u shpreh mirënjohës dhe falënderues.

Ministri Bytyqi dhe z. Craner u dakorduan që të vazhdojnë komunikimin në funksion të përmirësimit të gjendjes në arsim në vendin tonë.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.