MASHT

MINISTRI BYTYQI ËSHTË PRITUR NË REZIDENCËN E GUVERNATORIT TË VIRGJINIAS NË SHBA

28 Shtator, 2018

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është pritur në rezidencën e Guvernatorit të Virgjinias nga zonja e parë, Pamela Northam, ku prezent ishte edhe Sekretari për Arsim në shtetin Virgjinia, z. Atif Qarni, si dhe zëvendëssekretarja për Arsim të Lartë, znj. Fran Bradford.

Gjatë bisedave të zhvilluara gjatë kësaj dreke pune, e cila u karakterizua me frymën e miqësisë se lartë, përveç temave miqësore, është diskutuar edhe për çështje të cilat lidhen me sektorin e arsimit në Kosovë, ku dhe u shpreh një vullnet i lartë i zonjës së parë të shtetit të Virgjinias dhe Sekretarit për Arsim për ta përkrahur Kosovën dhe për të shkëmbyer përvojat.

Zonja e parë e shtetit të Virgjinias shprehu gatishmërinë që t’i gjenden vendit tonë në krah gjatë rrugëtimit përpara në arsim dhe ekonomi, në ndërtimin e shtetit ligjor dhe gjithçka që mund të bëjnë për Kosovën, në mënyrë që të arrihet ndërtimi i një shoqërie funksionale e të zhvilluar.

Ministri Bytyqi falënderoi zonjën e parë të Virgjinias dhe Sekretarin e Shtetit për Arsim, për pritjen dhe për respektin e dashurinë që kanë ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, ndërsa u shpreh mirënjohës dhe falënderues për atë që kanë bërë dhe po bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vendin tonë.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.