MASHT

MINISTRI BYTYQI EMËROI KËSHILLIN DREJTUES TË BORDIT TË GJIMNAZIT TË SPECIALIZUAR MATEMATIKOR NË PRISHTINË

27 Gusht, 2018

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në mbështetje të nenit 4, 21 dhe 22 të Ligjit nr. 03/L-189 për administratën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe në bazë të Udhëzimit Adminkistrativ të MAShT, Nr.09/2018, ka marrë vendim për emërimin e Këshillit Drejtues të Gjinazit të Specializuar Matematikor në Prishtinë, me mandat 5 vjeçar.

Në bazë të këtij vendimi, 5 anëtarët e Këshillit Drejtues (KD) të Gjimnazit Matematikor janë: Ferim Gashi(MAShT), Gani Pllana(U.P), Edmond Aliaga, (Shef i departamentit të matematikës në FSHMN,UP), Januz Salihaj (DKA-Prishtinë) dhe Muhib Lohaj(Shoqata e matematikantëve ).

Ndërsa Këshilli Drejtues i Gjimnazit Matematikor, në takimin e mbajtur sot, duke u bazuar në Udhëzimin Adminkistrativ të MAShT, Nr.09/2018,gjithashtu ka përzgjedhur  për kryetar  Edmond Aliaga (Shef i departamentit të matematikës në FSHMN,UP).

Anëtarët e KD-së për punën dhe angazhimin e tyre në funksion të menaxhimit të suksesëshëm të këtij institucioni elit  do të kompenzohen sipas ligjit.

Në bazë të vendimin e Ministrit Bytyqi të cekur më lartë, anëtarët e KD të Gjimnazit Matematikor janë: Ferim Gashi, Gani Pllana, Edmond Aliaga, Januz Salihaj dhe Muhib Lohaj.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.