MASHT

MINISTRI BYTYQI BISEDOI ME PËFAQËSUES TË AMBASADËS AMERIKANE NË PRISHTINË PËR PROGRAMIN FULLBRIGHT

18 Janar, 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim znj. Erin Mains, Zyrtare për Marrëdhënie me Publikun, në kuadër të Ambasadës Amerikane në Kosovë, me të cilën bisedoi rreth angazhimeve për implementim të programit Fullbright dhe mundësitë e zgjerimit të këtij programi.

Ministri Bytyqi e theksoi të nevojshme kohëzgjatjen e implementimit të këtij programi, ndërsa theksoi se është e nevojshme që sa më parë të formohet Bordi, në mënyrë që të kemi një menaxhim të suksesshëm të këtij programi.

Ministri Bytyqi, po ashtu tha se, përveç këmbimit të studentëve  është mirë që programi të zgjerohet, në mënyrë që të krijohen mundësitë që në Kosovë të vijnë edhe profesorët amerikanë, që të përfitojnë sa më shumë studentë nga përvojat më të mira.

Nga ana e saj, znj. Erin Mains, e falënderoi ministrin Bytyqi për angazhimin dhe mbështetjen e pakursyer për zbatim të suksesshëm të këtij programi dhe vlerësoi insistimin e Ministrit për ardhjen në Kosovë edhe të profesorëve amerikanë.

Last modified: 9 Qershor, 2022

Comments are closed.