MASHT

Ministri Buja u takua me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Tarja Fernandez

17 Mars, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka pritur sot në një takim përfaqësues të Ambasadës së Finlandës në Kosovë, të prirë nga ambasadorja Tarja Fernandez, me të cilët ka biseduar rreth bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe mundësive për të thelluar edhe më tutje këtë bashkëpunim.

Ambasadorja Fernandez pasi që shprehu kënaqësinë që ministri Buja, si një politikat me përvojë, ka marrë përsipër të udhëheqë një ministri kyçe siç është Ministria e Arsimit, e njoftoi atë me projektet që ka realizuar dhe është duke i realizuar Finlanda në Kosovë. Ajo theksoi se vendi i saj e konsideron shumë të rëndësishëm sektorin e arsimit dhe e ka ndihmuar këtë sektor gjatë viteve të kaluara, me fokus të veçantë arsimin special, me idenë që arsimi të jetë gjithëpërfshirës. “Qëllimi ynë ka qenë ndërtimi i strukturave më gjithëpërfshirëse të arsimit”, theksoi ajo.

Ambasadorja Fernandez përmendi në këtë drejtim shumë projekte që janë realizuar në funksion të gjithpërfshirjes, ku një ndihmesë e madhe është dhënë sidomos në trajnimin e mësimdhënësve që merren me fëmijët me nevoja të veçanta dhe shkollimin në nivelin master dhe në doktoratë për shkollimin gjithpërfshirës, të cilat lloj të studimeve nuk ekzistojnë në vendin tonë.

Ministri Buja ka falënderuar shtetin finlandez për gjithçka që ka bërë për Kosovën. “Falënderoj shtetin finlandez që po bën diçka shumë specifike dhe shumë të rëndësishme për ne, pra po merren me një kategori të fëmijëve që ne nuk kemi pasur kapacitete të bëjmë një gjë të tillë”, tha ai.

Ministri theksoi se kjo për ne është shumë domethënëse dhe profitabile, në mënyrë që të realizojmë edhe synimin tonë për gjithëpërfshirje.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.