Ministri Buja prezantoi të arriturat dhe sfidat e vitit 2013

26 Dhjetor 2013

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja ka mbajtur konferencën e fundvitit për media, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat në të gjitha nivelet e arsimit dhe të shkencës për vitin 2013.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Ramë Buja ka mbajtur konferencën e fundvitit për media, ku ka folur për të arriturat dhe sfidat në të gjitha nivelet e arsimit dhe të shkencës për vitin 2013.

Ministri Buja theksoi se MAShT gjatë këtij viti ka vazhduar punën në realizimin e aktiviteteve që lidhen me arritjen e prioriteteve në arsim sipas Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016).

Duke folur për arsimin parauniversitar, ministri Buja veçoi pilotimin në 10 shkolla të Kornizës së Kurrikulës, licencimin e 20,500 mësimdhënësve, organizimin e programit të Avancimit pa shkëputje nga puna (AKM) për ngritjen e kualifikimeve të mësimdhënësve prej shkollave të larta pedagogjike dyvjeçare në nivelin bachelor me 1900 mësimdhënës nga 10 programe.

Po ashtu, ministri Buja theksoi se pas aplikimit të Kosovës në projektin e vlerësimit ndërkombëtar (PISA) me nxënësit e moshës 15 vjeçare, në mars 2014 do të fillojë pilotimi, ndërsa vlerësimi final organizohet në vitin 2015.

Ministri Buja përmendi edhe shumë trajnime të drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve në nivele të ndryshme të arsimit. 

Sa i përket arsimit të komuniteteve, ministri Buja përmendi shumë të arritura, ndër të cilat botimi dhe sigurimi i teksteve të ndryshme shkollore në gjuhën amtare të komuniteteve, ndarja e 30 bursave për nxënësit dhe 16 për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, etj. 

Ndërsa, për mësimin plotësues në diasporë, ministri theksoi përfundimin e projektit "Tekste për diasporën" dhe edicionin e nëntë të seminarit me mësuesit e diasporës në Ulqin.

Për të arriturat në Arsimin dhe Aftësimin Profesional, ministri i Arsimit theksoi ndër të tjera finalizimin e dy strategjive: Strategjia për ngritjen e praktikës profesionale gjithëpërfshirëse dhe Strategjia për orientim në karrierë.

Duke folur për arsimin e lartë, ministri Buja përmendi themelimin e tri universiteteve të reja publike, të cilat kanë filluar punën këtë vit akademik (Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë), si dhe arritjen tashmë të katër kontingjenteve të librave shkencorë të përkthyer në gjuhën shqipe.

Ministri Buja foli edhe për sigurimin e bursave dhe financimeve të projekteve për kërkime shkencore në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm, por edhe përkrahje në këtë drejtim nga fondet e vet MAShT. 

Sa i përket zgjerimit të infrastrukturës arsimore, ministri Buja tha se gjatë këtij viti, punimet kanë përfunduar në 8 objekte shollore, ndërsa vazhdojnë punimet në ndërtimin e 23 objekteve shkollore.

Ndërsa, ministri theksoi se gjatë këtij viti, janë miratuar dy ligje dhe janë hartuar dhe plotësuar edhe pesë të tjera.

Ministri Buja, gjatë koferencës për media foli edhe për sfidat që janë: Rritja e cilësisë në arsimin e parauniversitar dhe atë të lartë; Ndërtimi i 23 objekteve të reja shkollore; Interesimi i vogël i shkencëtarëve kosovarë për të aplikuar në projekte të ndryshme shkencore; Integrimi i Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë në sistemin e arsimit sipas ligjeve të Kosovës; Numri i vogël i inspektorëve të arsimit; Mosbashkëpunimi me MAShT i shumicës së shkollave që mbajnë mësim në gjuhën serbe.


Më poshtë po ua dërgojmë fjalimin e plotë të ministrit Buja

MAShT gjatë këtij viti ka vazhduar punën në realizimin e aktiviteteve që lidhen me arritjen e prioriteteve në arsim sipas Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë (2011-2016).


Arsimi Parauniversitar


-    Në edukimin parashkollor ka vazhduar puna në fazën e dytë të trajnimit të edukatoreve për dokumentin e Standardeve të zhvillimit dhe të mësuarit në fëmijërinë e hershme.

-    Është organizuar Olimpiada e lojërave pa kufij për fëmijët parashkollor, e cila ngjarje është mbajtur me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve - 1 Qershorit.

-    Fakulteti i Edukimit/UP ka filluar programin e fëmijërisë së hershme dhe programin e masterit për përgatitjen e mësuesve mbështetës për arsimin gjithëpërfshirës, në bashkëpunim me organizatën Save the Children.

-    Korniza e Kurrikulës është në fazën e pilotimit në 10 shkollat e përgjedhura, ndërkaq jemi në proces edhe të hartimit të udhëzuesve për mësimdhënës sipas fushave kurrikulare.

-    Ka filluar hartimi i planeve dhe programeve mësimore në përputhje me Kornizën e Kurrikulës, Kurrikulën Bërthamë për klasat: parafillore, klasa e parë, e gjashtë dhe e dhjetë.

-    Në bashkëpunim me Intitutin Pedagogjik të Kosovës dhe UNICEF-in është realizuar projekti i përbashkët për Standardet e shkollave mike për fëmijë.

-    Është hartuar dhe miratuar dokumenti "Strategjia e komunikimit në sektorin e arsimit", ndërkaq zbatimi do të fillojë në vitin 2014.

-    Komiteti ndërministror i programit "Shkollat promovuese të shëndetit", në bashkëpunim me Organizatën për Arsim, Shkencë dhe Shëndetësi -KISCOMS, kanë realizuar projektin "Java e promovimit të shëndetit", që këtë vit iu kushtua edukimit shëndetësor oral. Po ashtu, është shpërndarë materiali promovues me titull "Udhëzues për zgjerimin e edukimit shëndetësor në shkolla", i cili u shërben mësimdhënësve dhe nxënësve.

-    Është shënuar Dita e Tokës-22 Prilli, si dhe Dita e Mjedisit - 5 Qershori, me ç'rast MAShT shpalli edhe tri shkollat me mjedisin më të pastër.

-    MAShT ka ndarë edhe 57 licenca për çerdhe private, 4 licenca për arsim parauniversitar, 6 licenca për arsim profesional, si dhe 25 licenca për arsimin e lartë.

-    Është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit me Shoqatën e të Shurdhërve të Kosovës (Marrëveshja ka për qëllim përkrahjen e Shoqatës në zbatimin e programit për aftësimin e 17 asistentëve dhe 8 instruktorëve të gjuhës së shenjave. Këto janë kuadrot e para që do të aftësohen në Kosovë për të jetësuar përdorimin e gjuhës së shenjave nga komuniteti i të shurdhërve).

-    Nga Programi i BEP/USAID, i cili realizohet në bashkëfinancim me MAShT-in, po vazhdon trajnimi i drejtorëve dhe i mësimdhënësve nga 12 programet e akredituara nga MAShT / Këshilli Shtetëror për Licensimin e Mësimdhënësve. 
-    Nga Komisioni Evropian dhe GIZ-i janë trajnuar dhe certifikuar 247 drejtorë, zëvendësdrejtorë dhe zyrtarë të arsimit. 
-    Janë akredituar 15 programe trajnimi dhe 5 OJQ vendore.
-    Janë licencuar 20,500 mësimdhënës të rajoneve: Prishtinë Prizren, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Pejë.
-    Në bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës është organizuar programi i Avancimit pa shkëputje nga puna (AKM) për ngritjen e kualifikimeve të mësimdhënësve prej shkollave të larta pedagogjike dyvjeçare në nivelin bachelor me 1900 mësimdhënës nga 10 programe.

-    Pas aplikimit të Kosovës në projektin e vlerësimit ndërkombëtar (PISA) me nxënësit e moshës 15 vjeçare, në mars 2014 do të fillojë pilotimi, ndërsa vlerësimi final organizohet në vitin 2015. 
-    Është mbajtur me sukses Testi i Maturës Shtetërore dhe ai i Arritshmërisë
-    Është finalizuar dhe miratuar Rregullorja mbi Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Parauniversitar, ku MAShT ka pjesën më të madhe të obligimeve për këtë çështje.

-    Krahas monitorimit dhe raportimit mbi zbatimin e strategjive nacionale, janë realizuar projekte promovuese për të drejtat e njeriut, si: Java e Arsimit për të Gjithë, Dita e vajzave, Konferenca për sigurinë në rrugë, Fushata antitrafikim, si dhe punëtori të tjera për parandalimin e punës së fëmijëve, etj.

-    Hartimi i manualit didaktik për parandalimin e dhunës në shkolla

Arsimimi i komuniteteve
-    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka siguruar arsim cilësor për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë në gjuhën e tyre amtare, në të gjitha nivelet. 
-    Është bërë organizimi i mësimit zgjedhor të "Gjuhës rome" në Prizren për nxënësit e komunitetit rome kl. 2. kl. 3 dhe kl. 4, ndërsa është siguruar teksti shkollor për gjuhën rome për kl. 2. 
-    Është botuar teksti shkollor "Historia kl. 9" mësimi në gjuhën boshnjake, ndërsa janë përgatitur dy tekste shkollore " Muzikë kl. 5 " dhe " Muzikë kl. 6 ", për mësimin në gjuhën boshnjake. Për nxënësit e komunitetit boshnjak, nga Bosnja dhe Hercegovina janë siguruar teskte shkollore. Po ashtu, është ribotuar teksti shkollor "Gjuhë shqipe për nxënësit e komuniteteve joshqiptare për kl. 3", në bashkëpunim me Komisionerin e Lartë për çështje të minoriteteve.

-    MAShT ka ndarë 30 bursa për nxënësit dhe 16 për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Po ashtu, janë përkrahur financiarisht 6 qendra mësimore (në 5 komuna) për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, që janë formuar nga Komisioni Evropian.

Mësimi në diasporë

-    Ka përfunduar projekti "Tekste për diasporën" dhe tani të gjithë librat (19 fletore tematike) janë në funksion për nxënësit dhe mësuesit.

-    MAShT së bashku me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe komunën e Ulqinit ka organizuar edicionin e nëntë të seminarit me mësuesit e diasporës në Ulqin.

-    MAShT ka mbështetur garat e nxënësve shqiptarë në Gjermani, Suedi dhe Austri, kurse janë organizuar ekskursione mësimore me nxënës nga Kosova në diasporë dhe me nxënës nga diaspora në Kosovë.


Arsimi dhe Aftësimi Profesional


-    Ështa hartuar Plani i veprimit për fazën e pilotimit të Agjencisë se Arsimit Profesional dhe Arsimit për të Rritur

-    Janë hartuar dhe finalizuar dy strategji: Strategjia për ngritjen e praktikës profesionale gjithëpërfshirëse dhe Strategjia për orientim në karrierë

-    Janë hartuar kurrikulat e reja për Qendrat e Kompetencës në Ferizaj dhe Prizren, si dhe materialet mësimore dhe doracakët për programet e profileve të Bujqësisë dhe Shëndetësisë.

-    Me katër komuna janë nënshkruar Memorandumet e mirëkuptimit për transferimin e teknologjive të reja si një mundësi e mirë e shfytëzimit të kushteve praktike të krijuara në kuadër të shkollave partnere, të cilat do të jenë si qendra trajnuese për arsimim tërëjetësor.

-    Janë pajisur 5 shkolla me kabinete dhe janë trajnuar mësimdhënësit për ofrimin e praktikës profesionale në kuadër të firmave ushtrimore.

-    Është mbajtur Panairi i firmave ushtrimore në nivel vendi, duke përfshirë 116 firma nga shkollat ekonomike dhe bujqësore.

-    Janë ndarë grante për 9 nxënës të cilët kanë përfunduar shkollimin profesional bujqësor bazuar në planet më të mira të biznesit (vetëpunësimi).

Arsimi i Lartë

-    Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për themelimin e tri universitetve të reja publike, të cilat kanë filluar punën këtë vit akademik (Gjilan, Gjakovë dhe Mitrovicë).
-    Tashmë kanë arritur katër kontingjente të librave shkencorë të përkthyer në gjuhën shqipe (22 tituj me nga 1000 kopje).
-    MAShT ka marrë pjesë në takimet e bashkëpunimit rajonal, respektivisht në Platformën e Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim me fokus në arsimin e lartë dhe ngritjen profesionale të mësimdhënësve, si dhe në Programin e Koordinimit të Politikave për Kërkim dhe Inovacion në vendet e Ballkanit Perëndimor. 
-    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka analizuar kushtet dhe format për asocim të Republikës së Kosovës në Programin Kornizë të BE-së për Kërkim dhe Zhvillim të Teknologjisë, Horizoni 2020, e cila është e ndërlidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asocimit. 
-    Është instaluar databaza në Qendrën Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik (NARIC) e përkrahur nga projekti Higher-Kos. 
-    Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një vendimi ka themeluar Grupin Drejtues, i cili është duke bërë përgatitjet për procesin e aplikimit për aderim të Republikës së Kosovës në Zonën Europiane të Arsimit të Lartë / Bolonjë.
-    Përmes programit CEEPUS, MAShT në këtë vit ka mbështetur 23 mobilitete, respektivisht 14 profesorë dhe studentë kanë ardhur nga vendet tjera në Kosovë dhe 9 studentë nga Kosova kanë shkuar në vendet tjera, që janë anëtare të programit CEEPUS.
-    Janë ndarë 55 bursa për studime bachelor, master dhe PhD në Universitetin e Sheffild-it
-    Me mbështetje nga fondet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Agjencionit Austriak për Zhvillim (ADA), respektivisht përmes projektit HigherKOS janë financuar 12 projekte kërkimore.
-    Institucionet e arsimit të lartë të Republikës së Kosovës kanë përfituar me 11 projekte nga programi TEMPUS, kurse këtë vit marrin pjesë në katër programe të Erasmus Mundus.

Shkenca

-    Është organizuar Java e Shkencës në Kosovë
-    Ka përfunduar draftimi i Strategjisë Rajonale për Hulumtim shkencor, inovacion dhe Teknologji së bashku me përfaqësuesit e 7 vendeve të Ballkanit (me ndihmën e Bankës Botërore), si dhe Draftimi i Strategjisë Kombëtare të Inovacione (me ndihmën e OECD)
-    MAShT ka financuar këtë vit botimimin e 18 punimeve shkencore të shkenctarëve kosovarë në fusha të ndryshme shkencore. 
-    Për ta rritur performancën kërkimoro-shkencore të stafit të universiteteve publike dhe komunitetit lexues të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës, MAShT ka bërë parpagim për qasje në biblioteka elektronike (pakon e librave elektronike të EBSCO-s me 116. 000 tituj me qasje të plotë). 
-    MAShT ka vazhduar me financimin dhe ndihmën për 22 projekte të vogla e të mëdha shkencore, ka ndarë 38 bursa për doktoraturë për studentet kosovarë që ndjekin studimet e doktoratës në 500 universitetet më të mira të botës, ka financuar 47 mobilitete, si dhe ndan çmimin "Shkencëtari i vitit".


-    Është mbajtur Konferenca për Rishikimin e Përbashkët Vjetor për vitin 2012

-    Është themeluar Komiteti Drejtues i Planit Strategjik i Arsimit në Kosovë

-    Nënshkrimi i Marrëveshjes për Financimin e Përbashkët në përkrahje të zhvillimit të Sektorit të Arsimit në Kosovë ndërmjet MAShT, MF, MIE dhe SIDA (agjencionë suedez për zhvillim ndërkombëtar)

Infrastruktura

- Gjatë këtij viti, punimet kanë përfunduar në 8 objekte shollore dhe një sallë të edukatës fizike, ku të gjitha janë pajisur me iventar nga MAShT. 
- Vazhdojnë punimet në ndërtimin e 23 objekteve shkollore dhe një sallë të edukatës fizike.
- Kanë përfunduar punimet në Shkollën model, që është bashkëfinancim me Bankën Botërore, e cila është duke u pajisur me inventar dhe pritet që vitin e ardhshëm të hyjë në shfrytëzim. 
- Po ashtu, nga donatori DANIDA, është përfunduar dhe është në shfrytëzim Shkolla e mesme e bujëqsisë në Gjilan. 
- MAShT është duke vazhduar investimin në ndërtimin e Bibliotekës Universitare, projekti ka hyrë në fazën e punëve finale dhe do të sigurojë hapësira adekuate për shfrytëzuesit.


Infrastruktura Ligjore

Gjatë këtij viti, janë miratuar dy ligje: Ligji për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe Ligji për Veprimtari Kërkimore Shkencore.
Ndërsa, janë hartuar:
- Projektligji për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990/91-1998/99,
- përgatitja e plotësimit- ndryshimit të Ligjit për arsimin e lartë
- përgatitja e plotësimit- ndryshimit për inspektoratit e arsimit në Kosovë
- Projektligji për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës
- Projektligji për provimin përfundimtar dhe provimin e maturës shtetërore
Po ashtu, janë miratuar 35 Udhëzimeve Administrative qe është një e arritur e madhe e MAShT-it

 

SFIDAT:

•    Rritja e cilësisë në arsimin e parauniversitar dhe atë të lartë;
•    Ndërtimi i 23 objekteve të reja shkollore;
•    Interesimi i vogël i shkencëtarëve kosovarë për të aplikuar në projekte të ndryshme shkencore. 
•    Integrimi i Universitetit të Prishtinës në Mitrovicë në sistemin e arsimit sipas ligjeve të Kosovës. 
•    Numri i vogël i inspektorëve të arsimit. 
•    Mosbashkëpunimi me MAShT i shumicës së shkollave që mbajnë mësim në gjuhën serbe.