MASHT

Ministri Buja përuroi kabinetin e informatikës për persona të verbër

20 Tetor, 2011

Në kuadër të fillimit të javës “Njeriu me Shkop të Bardhë”, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, ka përurar Kabinetin e informatikës për persona të verbër, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Ministri Buja në fjalën e tij të rastit ka thëtë se ndjehet vërtetë i lumtur për fatin që studentët, të cilët kanë defekte në të pamur tani më e kanë diritaren e komunikimit me botën.

Duke vlerësuar lartë mundësinë që u është ofruar personave të verbër për t’u qasur në teknologjinë informative, ministri Buja ka thënë se “ndihma të cilën e ka ofruar Ministria e Arsimit në këtë projekt është modeste, por ajo do të vazhdojw edhe në të ardhmen në kompletimin e këtij kabineti me pajisje të nevojshme”.

“Ndihem vërtetë i kënaqur për këtë kabinet që është ofruar nga donatorët çekë, të cilët i falënderoj për donacionin e dhënë. Ndihma e Ministrisë ka qenë modeste, por së paku jemi munduar që të mos pengojmë udhën. Ne do të vazhdojmë ndihmën që na takon ta bëjmë edhe rreth reformimit të kabinetit tuaj dhe teksteve digjitale”, është shprehur ministri i Arsimit.

Ministri po ashtu ka falënderuar drejtorin e BKUK-së, Sali Bashota, që ka ofruar hapësirën e nevojshme për të hapur këtë kabinet, ndërkaq të gjithë atyre të cilët do të kenë qasje studimi u ka uruar sukese.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.