MASHT

Ministri Buja dhe Ambasadori Lauka biseduan për Abetaren e Integruar

30 Mars, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja me bashkëpunëtorë priti Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, me të cilin bisedoi për nevojën dhe mundësitë e hartimit të Abetares planprogrameve dhe teksteve shkollore të integruara, si dhe njohjen reciproke të diplomave.

Në konferencën për media pas takimit, ministri Buja theksoi faktin se takohet me ambasadorin Lauka për herë të parë në këtë cilësi. “Ne shprehëm bindjen , disponimin dhe gadishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve. Për këtë kemi potencialin dhe vullnetin e duhur dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë akoma më shumë, ashtu që dy vendet tona, të cilat janë të lidhura fuqishëm të arrijnë sukseset e dëshiruara në fushën e arsimit, gjithnjë duke pasë parasysh trendët bashkëkohore dhe ngritjen e cilësisë”, tha ministri Buja dhe theksoi se kjo do të kishte edhe efektet pozitive , praktike, me rastin e njohjes reciproke të diplomave.

Ndërkaq, ambasadori Lauka u shpreh se “duhet të punohet shumë që në të ardhmen mbase në fillim të vitit të ardhshëm shkollor të kemi Abetaren e Integruar”. Ndërkaq, ai tha se do të angazhohemi që në të ardhmen të kemi edhe plan programet e tekste shkollore te përbashkëta . “Ne jemi një popull që kemi një gjuhë dhe kulturë të përbashkët “, theksoi ai.

Sa i përket integrimit në fushën e arsimit, ambasadori Lauka theksoi se për këtë ekziston vullneti i të dy qeverive të vendeve tona dhe se në këtë drejtim do të punohet më shumë në të ardhmen .

Më tej, ambasadori Lauka ka falënderuar shtetin dhe institucionet arsimore të Kosovës për mundësitë dhe lehtësimet që ka ofruar për shkollimin e të rinjve që vijnë nga viset veriut të Shqipërisë.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.