MASHT shpallë rezultatet e testit të arritshmëris 2009/10

08 Korrik 2010

Ministria e Arsmit, Shkencës dhe Teknoilogjisë, përkatësisht,Njësia për Standarde dhe Vlerësim, siq është pritur, ka bërë publike rezultatet e "Testit të Arritshmërisë për klasët e 9-ta".

"Testi i Arritëshmërisë" është vlerësim i jashtëm i standardizuar i organizuar nga MASHT ndërkaq me këtë vlerësim, veq tjerash, synohet që të ngritet cilësia në nivelin e arsimit të mesëm të ulët në Kosovë.

Sipas raportit, testit iu janë nënshtruar:

33576 nxënës dhe kanë treguar këtë rezultat: 32942 nxënës me mësim gjuhë shqipe me arritëshmëri 57.3%

403 nxënës me mësim në gjuhë boshnjake me arritëshmëri 52.4%

231 nxënës me mësim në gjuhë turku me arritëshmëri 54.1%

-Krahasuar me vitin e kaluar shkalla e arritëshmëri më të lartë për 5.5 %.

Qëllimi i vlerësimit të nxënësve të klasës së 9-të është që të:sigurojë informata për arritjen e njohurive të nxënësve në nivelin e arsimit të mesëm të ultë dhe të orientojë ata për profile në shkollimin e mëtutjeshëm në arsimin e mesëm të lartë.

MASHT, me testin e klasës nëntë matë ato njohuri, shkathtësi dhe dijes që nxënësit kanë arritur brenda nëntë vite shkollimi.

Testi i arritëshmëris 2009/10 është realizuar më 29 qershor 2010 i organizuar në 31 komuna në 90 në qendra të testimit 1472 paralele me angazhim e 3000 administrues, vëzhgues monitorues dhe anëtar të komisioneve.