MASHT

MASHT organizoi Testin e Arritshmërisë për klasat e pesta

22 Prill, 2011

Ministria i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot ka organizuar dhe po administron Testin e Arrritshmërisë për nxënës të klasave të V-ta në të gjitha shkollat fillore të Republikës së Kosovës. Testit do ti nënshtrohen nxënësit e një klase të V-të në secilën shkollë!

Alush Istogu, u.d sekretar i përgjithshëm në MASHT , dhe Ragip Gjoshi, këshilltarë politik për arsimin parauniversitar, kanë vizituar sh.f.”Elena Gjika” në Prishtinë ku po mbahej testi. Z.Istogu me këtë rast përkujtoi se organizimi i këtij testi vlerësues bëhet në të gjitha shkollat e Kosovës ndërsa parimet themelore, kriteret e vlerësimit të shkallës së arritshmërisë së nxënësve janë përcaktuar në Udhëzimin Administrativ (U.A.nr:50/04.).


Qëllimi i MASHT- it është që më këtë test të merr informata reale për atë se sa janë të efektshme programet mësimore, të caktojë pozitën e nxënësit në raport me shkathtësitë e zotëruara paraprake,në raport me objektivat e parashtruara, të sigurojë informata për të gjykuar përvetësimin e objektivave të lëndës, (modulit). Këto informata pastaj do të shërbejnë që MASHT-i të përcaktojë shkaqet e qëndrueshme të problemeve në mësimnxënie dhe formulimin planit për veprim në ndihmë nxënësve në të ardhmen.

Për dallim nga vitet e më parme ku nxënësit janë monitoruar kryesisht nga mësimdhënësit e shkollës përkatëse, sivjet monitorimi gjatë mbajtjes së testit do të bëhet nga zyrtarët e MASHT-it ndërkaq përzgjedhja e klasës është bërë nga vet shkolla përkatëse.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.