MAShT lanson programin “Me shkollat për komunitete të sigurta” për shkollat e arsimit privat në Kosovë

06 Shkurt 2019

Ministria Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me mbështetjen e Zyrës së IOM në Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit, sot lansoi programin “Me shkollat për komunitete të sigurta” për sektorin e arsimit privat në Kosovë.

Me këtë rast, Sekretari i Përgjithshëm i MASHT, Ekrem Kastrati fillimisht, falenderoi IOM-in, zyrën në Kosovë që e ka bërë të mundur realizimin e programit në vendin tonë.

 Tutje, z. Kastrati tha se për MASHT është e rëndësishme që po fillojmë shtrirjen e programit edhe në shkollat e Arsimit Privat duke pasë parasyshë rëndësinë e këtij sektori për zhvillimin dhe avansimin e vlerave arsimore në vend.

“Për ne sikur në arsimin publik edhe në atë privat, është e rëndësishme rritja e nivelit të sigurisë në hapësirat shkollore si dhe parandalimi i çdo lloj sjellje të dhunshme si nga ana e fëmijëve poashtu edhe nga stafi i shkollës”, tha z.Kastrati.

Ndërsa, ekspertja e progameve arsimore për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm në MASHT, Mimoza Hasani Pllana në emer të IOM dhe Koordiantori Nacional për parandalim të ekstremizimit në nivel nacional, Lulzim Fushtica falenderuan MASHT dhe partnerët në Shqipëri që kanë kontribuar për hartimin dhe zbatimin e një programi që ndihmon në përmbushjen e tri objektivave kyçe të Strategjisë për Prandalimin e Ekstremizimit të Dhunshëm dhe Radikalizimit që Shpie në Terrorizën  2015-2020.

Programi do të zgjasë dy ditë dhe përfshinë koordinatorët e cilësisë, psikologët dhe mësimdhënësit e lëndës Edukata Qytetare,  nga 28 shkolla të arsimit parauniversitar në Kosovë.