MASHT

MAShT krijon lehtësira për arsimimin e personave me aftësi të kufizuara

3 Nëntor, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Tekonoligjisë, z.Ramë Buja, kryetari i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara, z.Agim Vatovci, si dhe kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Bajrush Xhemajli, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi , që të gjithë persnave me aftësi të kufizuara t’u mundësohet shkollim i mesëm dhe regjistrimi i semestrave pa pagesë në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Më rastin e nënshkrimit, ministri Buja tha se me këtë Memorandum po ofrohet një ndihmesë modeste, që ka të bëjë me kategorinë e personave me aftësi të kufizuara, e që shkollimi i tyre, pavarësisht se ku niset dhe ku mbaron, të jetë pa pagesë.

“Kjo besoj se është diçka që ne kemi mundur ta bëjmë në marrëveshje edhe me kryetarin e Asociacionit të Komunave. Me këtë akt po bëjmë atë që është e mundur e që është diçka elementare dhe shumë e rëndësishme për këta njerëz”, ka thënë ministr Buja.

Nga ana e tij, Agim Vatovci, kryetar i Shoqatës së Personave me Hendikep dhe Aftësi të Kufizuara , e falënderoj Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë e Kosovës për këtë gjest të mirë, për të shtuar se “kjo është një ndimesë e vogël në kuptim të parë, por në anën tjetër është një gjest i madh për shoqatat e personave me aftësi të kufizuara”. “Kjo është një ditë e madhe për personat me aftësi të kufizuar, të cilët nuk e kanë të kryer shkollimin në nivele të ndryshme. Kjo është ditë e veçantë për ne personat me aftësi të kufizuar,është një dritë në tunel”, ka thënë Vatovci .

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.