MASHT

MASHT-i dhe MKRS-ja nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e trashëgimisë, kulturës rinisë dhe sportit

21 Shtator, 2010

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Enver Hoxhaj dhe ai i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Lutfi Haziri, kanë nënshkruar sot një marrëveshje bashkëpunimi, sipas të cilës të dy ministritë do të mbështesin aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve humane dhe kapacitetet e tjera në lëmin e trashëgimisë kulturore, kulturës, rinisë dhe sportit.

Ministri Hoxhaj, vlerësoi se kjo marrëveshje është një kornizë shumë e fuqishme në mes të dy ministrive. “Për ne si Qeveri e Kosovës, sfera e kulturës, rinisë dhe sporteve si dhe sfera e arsimit, shkencës dhe teknologjisë duhet të kenë adresim dhe zgjidhje ndërqeveritare dhe mbështetje ndërsektoriale”.

Sa i përket bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, ministri theksoi se në kuadër të reformës së kurrikulumit, nxënësit do të mësojnë për trashëgiminë kulturore të Kosovës dhe pjesëve tjera të botës, ndërsa parashihen edhe vizita në muze dhe vende arkeologjike, ndërkaq parashihet që në të ardhmen të mbështetet edhe stafi i specializuar i arkeologëve, muzikologëve, njerëzve të artit…

Ndërsa, sa i përket fushës së rinisë dhe të kulturës, ministri Hoxhaj tha se kjo marrëveshje e adreson bashkëpunimin në këto dy fusha. “Ndër pasuritë më të rëndësishme që ka Republika e Kosovë, janë pikërisht të rinjtë e saj, prandaj MKRS dhe MASHT-i kanë përgjegjësi të përbashkëta”, tha ai dhe përmendi aftësimin tërëjetësor si fokus të përbashkët të bashkëpunimit.

Duke qenë se edukata sportive do të jetë pjesë përbërëse e kurrikulumit në nivelin e shkollave fillore, të mesme dhe të arsimit të lartë, ministri Hoxhaj tha se të dy ministritë do të bashkëpunojnë edhe në promovimin e sportit në shtetin e Kosovës dhe në ndërkombëtarizimin e tij, “meqë ata që vijnë nga perspektiva e kulturës, rinisë dhe sportit, mund të jenë ambasadorët më të fuqishëm”.

Ministri Lufti Haziri, ndër të tjera theksoi se njëra nga angazhimet e përbashkëta të ministrive është që nxënësit dhe opinioni t’i shohin dhe të njihen me trashëgiminë kulturore, një pjesë shumë e madhe e të cilëve nuk e kanë pasur këtë mundësi.

“Do të punojmë bashkërisht që të lansojmë programe të veçanta edukative për rininë, në mënyrë që komunikimi në mes të politikave tona dhe të rinisë të jetë më efikas”, tha ai, ndërsa theksoi se sportet shkollore, përfshirja e tyre në kurrikulum, e qojnë Kosovën drejt drejtimit të qartë që rinia vërtetë të edukohet në kulturë fizike, për pjesëmarrje më aktive, por edhe në garat sportive.

https://www.facebook.com/v2.3/plugins/share_button.php?app_id=915013281873559&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df3e14fb7f6d1972%26domain%3Dmashtarkiva.rks-gov.net%26is_canvas%3Dfalse%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fmashtarkiva.rks-gov.net%252Ff518d507227554%26relation%3Dparent.parent&container_width=85&href=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmasht-i-dhe-mkrs-ja-nenshkruan-marreveshje-bashkepunimi-ne-fushen-e-trashegimise-kultures-rinise-dhe-sportit&layout=button_count&locale=en_US&sdk=joey

https://platform.twitter.com/widgets/tweet_button.9d00f3a022654eb8edfbc3190e981f9d.en.html#dnt=false&id=twitter-widget-0&lang=en&original_referer=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmasht-i-dhe-mkrs-ja-nenshkruan-marreveshje-bashkepunimi-ne-fushen-e-trashegimise-kultures-rinise-dhe-sportit&size=m&text=MASHT-i%20dhe%20MKRS-ja%20n%C3%ABnshkruan%20marr%C3%ABveshje%20bashk%C3%ABpunimi%20n%C3%AB%20fush%C3%ABn%20e%20trash%C3%ABgimis%C3%AB%2C%20kultur%C3%ABs%20rinis%C3%AB%20dhe%20sportit&time=1661507247602&type=share&url=https%3A%2F%2Fmashtarkiva.rks-gov.net%2Farticle%2Fmasht-i-dhe-mkrs-ja-nenshkruan-marreveshje-bashkepunimi-ne-fushen-e-trashegimise-kultures-rinise-dhe-sportit

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.