MASHT

MAShT dhe WUS Austria nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi

12 Prill, 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) dhe Shërbimi Botëror i Universitetit të Austrisë (WUS Austria), nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për administrimin e grantit për bashkëfinancimin e projektit “HERAS – Arsimi i Lartë, Hulumtimi dhe Shkencat e Aplikuara”.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi dhe Veronika Nitsche përfaqësues e WUS Austria, theksuan se qëllimi i kësaj marrëveshje ishte thellimi i mëtejmë i bashkëpunimin me shtetin e Austrisë, i cili është një partnerët kryesor për zhvillimin e arsimit të lartë.

Ministri Bytyqi e vlerësoi të rëndësishëm zyrtarizmin e Marrëveshjes me WUS Austria, ndërsa falënderoi përfaqësuesen qeverinë e Austrisë, e cila përmes kësaj Marrëveshje dhe marrëveshjeve të mëhershme ka përkrahur studentët tanë në fushën e hulumtimeve shkencore.

“Konsideroj se me Marrëveshjen e nënshkruar sot dhe me gatishmërinë e të dy palëve për një bashkëpunim të sinqertë, ne po hapim mundësi të reja për të rinjtë tanë, që përveç studimeve të kenë mundësi që ta zhvillojnë edhe pjesën e hulumtimeve, pjesën shkencore”, është shprehur ministri Bytyqi.

Ministri Bytyqi po ashtu falënderoi shtetin e Austrisë për ndihmën që i ka bërë Kosovës në anëtarësimin e saj COST, e cila u hap rrugë studentëve për të përfituar nga projekte të ndryshme shkencore.

Veronika Nitsche, përfaqësues e WUS Austria, falënderoi Ministrinë e Arsimit dhe ministrin Bytyqi për bashkëpunimin e mrekullueshëm që kanë zhvilluar me projektin HERAS. Nitsche tha se, Marrëveshja e nënshkruar ka të bëjë me thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e arsimit të lartë, hulumtimit dhe shkencave të aplikuara, të cilat ndërlidhen me tregun e punës.

Projekti HERAS financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.