MASHT

MASHT DHE IOM SHQYRTOJNË MUNDËSINË E ZBATIMIT TË PROGRAMIT “ZHVILLIMI I TË MENDUARIT KRITIK TEK TË RINJTË”

22 Nëntor, 2018

Sekretari i Përgjithshëm i MAShT, Ekrem Kastrati, mori pjesë në prezantimin e programit “Zhvillimi i të menduarit kritik tek të rinjtë”, i cili do të zbatohet në bashkëpunim me IOM në disa shkolla të Kosovës. Ky program trajnues është zhvilluar nga Universiteti i Kembrixhit (Angli) dhe dizajnuar në veçanti për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Sekretari Kastrati i ka falënderuar përfaqësuesit e IOM që po e mbështesin MAShT-in në zbatimin e planit të veprimit për implementimin e Strategjisë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe tha se së bashku mund të kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie demokratike perëndimore.

Sekretari Kastrati, gjithashtu tha se, MAShT është angazhuar që përmes programeve të realizuara me këshillat e prindërve, e që derivojnë nga Ligji për Arsimin Parauniversitar, të ndikojë në ngritjen e vetëdijes dhe të reagimit adekuat ndaj dukurive negative.

“MAShT-i, gjithashtu është i interesuar që, së bashku me partnerët zhvillimorë të arsimit, të fuqizojë zhvillimin e të menduarit kritik tek nxënësit, mësimdhënësit dhe të tjerët, që në momente të caktuara të dinë të mendojnë rreth dukurive të këqija, por edhe të ndërmarrin veprimet e duhura në kohën e duhur”, tha Sekretari.

Zhvillimi i të menduar kritik tek nxënësit tanë, përveç se kërkon krijimin e një mjedisi të përshtatshëm dhe të sigurt, kërkon edhe ofrimin e programeve në fuksion të motivimit të nxënësve që të fitojnë vetëbesimin,të dëgjojnë dhe respektojnë mendimet e të tjerëve si dhe  të shmangin të menduarit negativ dhe të gjykuarit nëpërmjet paragjykimeve për të tjerët.

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.