MASHT

KQSHM shpalosi programin Matura Shtetërore 2011

28 Prill, 2011

Komisioni Qendrorë Shtetërorë i Maturës , (KQSHM) , në një konferencë për media, shpalosi programin përgaditor të provimit të maturës 2011 për afatin e qershorit. Përfaqësuesit e mediave me këtë rast u informuan nga KQSHM për ndryshimet dhe efektin që do të ketë ky provim me rastin e vijimit të shkollimit të lartë në vitet e ardhshme .

Në këtë proces sivjet do të kyçet edhe Universiteti i Prishtinës i cili do të ofrojë kapacitet objektive dhe profesionale më qëllim të mbarëvajtjes dhe sigurimit të cilësisë . Në konferencë është thënë se nuk do të ketë ulje të kriterit të kalueshmërisë ndërkaq provimi do të organizohet me 4 qershor

Sipas Ligjit , provimi i Matur a Shtetërore , është përcaktues me rastin e regjistrimit në fakultet , ndërkaq ky program sivjet do të pilotohet në Fakultetin e Shkencave Matematikore Natyrore, Fakultetin e Bujqësisë dhe në Fakultetin e Makinerisë.

Nehat Mustafa , kryetar i KQSHM-së ndër tjera tha se përgatitjet e për këtë provim kanë filluar me të përfunduar matura 2010 dhe ato po bëhen për rreth 30 mijë maturantë, edhe pse, nxënës të rregullt konsiderohet që janë rreth 25 mijë, por që mund të shprehin dëshirë t’i nënshtrohen këtij provimi edhe ata të cilët nuk e kanë kaluar provimin në vitet e kaluara. Ndërsa, tani komisionet për hartimin e pyetjeve janë duke i bërë punët e tyre ndërkaq “Programet orientuese këtë vit janë të njëjta me ato të vitit të kaluar dhe se ky program mund të shkarkohet edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Arsimit”, është shprehur z Mustafa

Ndërkaq , anëtari i KQSHM-së nga ana e UP-së, prorektori,Bajram Berisha, ka thënë se UP e ka pranuar me kënaqësi që këtë vit provimi i maturës do të jetë edhe provim pranues në tri njësi akademike të UP-së, dhe ka shtuar se UP për këtë provim do të ofrojë hapësirat objektive për mbajtjen e testit si dhe administrimin e provimit, ku pjesëmarrës do të jenë mësimdhënës të nivelit parauniversitarë si dhe ata të UP-së. “Ne do të shohim këtë vit se si do të shkoj i gjithë procesi i provimit pranues dhe normalisht në vitet e ardhshme të përmirësojmë apo të shtojmë diçka”, ka thënë Berisha.

Kryetari i KQHM-së, Nehat Mustafa, theksoi se me tu shpallur provimi pranues në UP, nxënësit do ti kenë edhe të dhënat rreth pikëve të grumbulluara nga testit i maturës dhe të gjitha informata tjera në mënyrë që ta kenë të qartë mënyrën e regjistrimit.

Pjesëmarrës në konferencë ishin edhe Alush Istogu u.d i sekretarit të përgjithshëm në MASHT, dhe Mustaf Kadriu udhëheqësi i Divizionit për Vlerësim dhe Standarde në MASHT.
Nxënësit do të paguajnë nga 5 euro për paraqitjen e provimit ndërsa kryetari Mustafa dhe prorektori Berisha theksuan se do të tentohet të mos lejohet ulja e kriterit të kalueshmërisë siç ka ndodh viteve të kaluara.

Për specifikat e programit të maturës, KQSHM ka publikuar një fletëpalosje e cila do tu shpërndahet të gjithë maturantëve.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.