MASHT

Komunikatë

7 Shkurt, 2014

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), sqaron opinionin publik se vendimi për ndërprerjen e procesit mësimor në shkollat e Prishtinës është marrë nga kryetari i Komunës së Prishtinës.

Për këtë vendim, MAShT është njoftuar sot përmes prindërve dhe mediave, ndërkaq, zyrtarisht është njoftuar pas orës 13:00 nga një shkresë e dërguar nga Drejtoria Komunale e Arsimit e Komunës së Prishtinës.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë deri më tani nuk ka marrë asnjë shkresë zyrtare nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për përmbajtjen e cilësisë së naftës që përdoret për ngrohje në shkollat e Prishtinës. Gjithashtu, është kërkuar nga MTI që zyrtarisht të njoftohet MAShT-i për përmbajtjen e cilësisë së naftës.

Departamenti i Inspeksionit i MAShT ka dalë në terren për të vlerësuar gjendjen dhe brenda ditës së sotme do të dalë me rekomandime konkrete.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kërkon nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë që në bazë të kompetencave që ka me Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe Ligjin e Arsimit në Komuna ta menaxhojë situatën në mënyrë që të mos kemi rrezikim të shëndetit të fëmijëve, por as humbje të madhe në procesin mësimor.

Last modified: 1 Shtator, 2022

Comments are closed.