MASHT

KOMUNIKATË

21 Tetor, 2015

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton opinion që votimi për shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Prof. Dr. Ramadan Zejnullahu është mbajtur pa praninë e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të emëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me datë 23 shtator 2015. Prof. Dr. Ismet Salihu, Prof. Dr. Isa Qosja dhe Univ. Prof. Dr. Sigurd Höllinger nuk kanë marrë pjesë në votimin e mbledhjes së sotme.


Vendimi i Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës për shkarkimin e rektorit të Universitet të Prishtinës “Hasan Prishtina” e thellon krizën në Universitet dhe dëmton nismat reformuese për përmirësimin e cilësisë.
 
Së këndejmi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bazë të dispozitave të nenit 18 të Ligjit nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, ka marrë Vendimin 331/01B për shkarkimin nga pozita të anëtares së Këshillit Drejtues, Dr. Shefkije Islamaj, për shkak të dështimit dhe shpërfilljes për të përmbushur detyrat e postit që ushtron dhe për të vepruar në përputhje me parimet e përcaktuara në Statutin e Universitetit të Prishtinës dhe Ligjin nr. 04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Last modified: 31 Gusht, 2022

Comments are closed.