MASHT

Komunikatë

13 Janar, 2015

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), sipas informatave të marra nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), lidhur me grevën e shpallur nga SBASHK-u, që mësimi të mos mbahet në orën e parë, në ndërrimin e paradites dhe pasdites, në të gjitha Institucionet e Arsimit Parauniversitar (ku nuk përfshihen çerdhet), bënë të ditur se:

Mësimdhënësit në 61 institucione arsimore në nivel vendi, nuk janë përfshirë fare në grevë dhe procesi edukativo-arsimor është zhvilluar normalisht, ndërsa në 15 institucione arsimore greva është mbajtur pjesërisht.

Zyrtarë nga DKA-të, po ashtu kanë njoftuar se, vetëm një numër i vogël i nxënësve janë paraqitur në shkolla në orën e parë të mësimit, ndërkohë që mësimi ka filluar nga ora e dytë, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës në mandatin e kaluar ka ngritur pagat e mësimdhënësve dhe ka punuar shumë në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie. MAShT po punon vazhdimisht edhe tani në këtë drejtim, por, edhe në përmirësimin e situatës financiare të mësimdhënësve.

Last modified: 30 Gusht, 2022

Comments are closed.