MASHT

Komisioni Qendrorë Shtetërorë i Maturës shpalli rezultatet e provimit për afatin e gushtit 2010

7 Shtator, 2010

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror, Shtetëror të Maturës (KQSHM), në afatin e gushtit, dijen e tyre kanë sprovuar 11026 nxënës, prej tyre provimin e kaluan 7359, ose shprehur në përqindje 66.7% Nuk patën sukses 3667 nxënës ose shprehur në përqindje 33.3%.

Numri i nxënësve të cilët kanë vijuar mësimet në gjuhën shqipe dhe që kanë hyrë në këtë provim në afatin e gushtit është 10826 nxënës, prej tyre kaluan 7253 ose shprehur në përqindje 66.7 %.

Nxënës të cilët kanë vijuar mësimet në gjuhën turke dhe që janë testuar në provimin e maturës në gusht janë gjithsej 77 prej tyre kaluan 38 nxënës. Në përqindje janë 49.35% nxënës ndërsa nuk patën sukses 39 nxënës e që shprehur në përqindje janë 50.65%.

Numri i nxënësve të cilët vijuan mësimet në gjuhën boshnjake dhe që u sprovuan në provimin e maturës në afatin e gushtit 2010 janë 123 nx. Kaluan 68 e që shprehur në përqindje janë 55.29%.Nuk patën sukses 55 nxënës ose 44.71%.

KQSHM-ja ka njoftuar edhe për numrin e përgjithshëm të të gjithë nxënësve të cilët u testuan në Maturën Shtetërore në afatin e qershorit dhe të gushtit 2010.

Rezultati përfundimtar sipas këtyre të dhënave sivjet në të dy afatet kanë hyr në provim 28141 nxënës. Provimin e kaluan 24474 nxënës ose shprehur në përqindje 86.96%. Nuk patën sukses 3667 nxënës ose 13.04% e tyre.

Të shtojmë se në afatin e gushtit kanë hyrë në provim edhe nxënësit të cilët për shkaqe të ndryshme nuk kanë marrë pjesë në afatin e qershorit si dhe at të cilët nuk kanë arritur që në qershor të kenë sukses në riprovim në lëndët ku kanë treguar sukses të dobët gjatë vitit shkollor.

Sipas informacioneve të KQSHM, nxënësit të cilët janë të pa kënaqur me rezultate dhe konsiderojnë që kanë arritur sukses më të lartë koha e ankesave është nga data 08.09.2010 deri 10.09.2010 ndërsa rezultati i ankesave publikohet më 13.09.2010.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.