MASHT

Hapa të rëndësishëm drejt integrimit të komunitetit RAE

13 Korrik, 2011

Në Fushë Kosovë janë identifikuar një numër i fëmijëve të komunitetit Romë, Ashkali dhe Egjiptianë të cilët deri tash nuk kanë vijuar shkollën ose e kanë vijuar një kohë të shkurtër dhe më pas e kanë braktisur. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit të Fushë Kosovës, si dhe me UNICEF-in e kanë hartuar një plan të veprimit sipas të cilit këta fëmijë duhet të regjistrohen në shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Sipas planit të veprimit drejtori i shkollës fillore “Selman Riza” e ka formuar Komisionin për vlerësimin e fëmijëve. Ky komision në përbërje prej  tre mësuesve klasor ka bërë vlerësimin me datën 08.07.2011 ku janë paraqitur fëmijë të moshës prej nëntë deri në pesëmbëdhjetë vjet. 

Komisioni ka punuar nën mbikëqyrjen e Drejtorit Komunal të Arsimit, MASHT-it, Drejtorit të Shkollës Fillore “Selman Riza”,  përfaqësuesve të UNICEF-it, OJQ-ve TERRE DES HOMMES dhe  The ideas PARTNERSHIP dhe anëtarit të Këshillit të shkollës nga përfaqësuesi i komuniteteve RAE. 

Komisioni ka vendosur që nëntë fëmijë të regjistrohen në klasën e parë, tetë në klasën e dytë, tetëmbëdhjetë në klasën e tretë, gjashtë në klasën e katërt, pesë në klasën e pestë, një në klasën e shtatë, dy janë rekomanduar për provime klasore dhe një është rekomanduar për vijimin e kurseve kundër analfabetizmit. 

Të gjithë fëmijët janë regjistruar në shkollë të rregullt dhe do të fillojnë mësimin më 1 shtator 2011 në shkollën fillore “Selman Riza” në Fushë Kosovë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.