MASHT

Është përuruar qendra e trajnimeve për zhvillim të kapaciteteve në sektorin e arsimit fillor

24 Shtator, 2010

Ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë, kryetari i komunës së Fushë Kosovës , Burim Berisha, dhe znj. Friedrike Kersher, referente për Kosovë dhe Serbi në Ministrinë Federale të Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, përuruan qendrën e trajnimeve në shkollën fillore “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë. Ky projekt është realizim i GTZ-së në kuadër të implementimit të programit “Zhvillimi i kapaciteteve në sektorin e arsimit fillor”.

Në fjalën rastit, Ministri Hoxhaj ndër tjera tha se bashkëpunimi dhe ndihma që po i ofron Kosovës Republika Federale e Gjermanisë është shumë domethënëse. Ajo është donatori me i madh i cili mbështet zhvillimin e shtetit tonë ne te gjitha fushat e ne veçanti ndihmesën në zhvillimin e reformave ne arsim. Kemi një bashkëpunim afatgjatë i cili fokusohet në zhvillim profesional të mësimdhënësve, fokusi është në trajnim të mësim dhënësve në shkencat matematikore natyrore por edhe lëndë tjera.

Është i veçantë ky bashkëpunim dhe nderë për muaj që sot në Fushë Kosovë po e përurojmë këtë qendër e cila do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie. Një shkollë cilësore mund të cilësohet si e tillë kur ka një drejtor të mirë mësimdhënës dhe nxënës të mirë tha ne fund Ministri Hoxhaj.

Ndërkaq znj. Friedrike Kersher tha se gjermania ka 11 vite që është në Kosovë dhe e përkrahë zhvillimin e sajë në fusha të ndryshme te jetës. “Gjithsesi është me rëndësi e dhe për kosovarët por edhe për qeverinë Gjermane që ta qojmë Kosovën drejt Bashkimit Evropian. Një pjesë e zhvillimit është fusha e arsimit dhe se filozofja më e mirë e bashkëpunimit është që ju të tregoni se në cilat fusha keni më shumë nevojë për mbështetjen tonë. Jam shumë e lumtur që po marr pjesë në këtë ceremoni me ç’rast falënderoi GTZ-në si përfaqësuese të Qeverisë Gjermane në Kosovë”,  tha znj. Kersher.

Në emër të qytetarëve të komunës së fushë Kosovës, të pranishmit i përshëndeti z.Islam Shabani, drejtor i drejtorisë komunale të arsimit i cili ndër tjera tha se me këtë qendër trajnimi janë krijuar kushte më të mira për aftësim të mësimdhënësve dhe për rritjen e cilësisë në arsim dhe për zbatim te reformave.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.