MASHT

ËSHTË MBAJTUR TAKIMI RADHËS I KOMITETIT DREJTUES TË FUSHATËS “ARSIMI NË DORËN TËNDE”

27 Shtator, 2018

27 Shtator 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në partneritet me GIZ-in ka organizuar takimin e radhës të komitetit drejtues të fushatës “Arsimi në dorën tënde”, me q ‘rast u diskutua rreth aktiviteteve të zhvilluara që nga fillimi i fushatës si dhe për përgatitjet që duhet bërë për ngjarjen publike e cila planifikohet të ndodhë më 1 nëntor të këtij viti në Prishtinë.

Në këtë takim ishte prezent edhe Ekrem Kastrati, Sekretar i Përgjithshëm i MAShT, i cili ka falënderuar përfaqësuesit e GIZ-it dhe partnerëve tjerë vendorë e ndërkombëtarë pjesëtarë të kësaj fushate për angazhimin dhe mbështetjen e MAShT në përmirësimin e cilësisë në arsim.

Boris Scharlowski ,udhëheqës i projektit CDBE të GIZ-it , ndër tjera tha se kjo fushatë po jep rezultate inkurajuese dhe shprehu besimin se gradualisht do të arrijë qëllimin final, e që është përmirësimi i cilësisë në arsim.

Gjatë këtij takimi u prezantuan dhe u diskutua rreth përmbajtjes së fletushkës dhe  videos të cilat në fokus kanë rolin dhe përgjegjësitë e komunitetit të prindërve  në përmirësimin e cilësisë në arsim, të cilat po ashtu  do të prezantohen dhe shpërndahen më 1 nëntor në eventin e planifikuar publik.

Në këtë takim po ashtu u bë e ditur se gjatë muajit të ardhshëm do të mbahen takime në 7 rajonet e Kosovës me përfaqësues të këshillave të prindërve, me të cilët do të bisedohet rreth pjesëmarrjes më aktive të prindërve në arsimimin dhe edukimin e fëmijëve.

Last modified: 10 Nëntor, 2022

Comments are closed.