MASHT

Banka Botërore vazhdon të mbështesë Arsimin në Kosovë

12 Prill, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja me bashkëpunëtor dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore në Kosovë, diskutuan për modalitet dhe angazhimet reciproke me qëllim të implementimit të suksesshëm të projektit IDEP dhe të projekteve tjera që BB ka për zhvillimin e arsimit në Kosovë .

Ministri Buja tha se nuk do të mungojë angazhimi i udhëheqjes se MASHT dhe të ekspertëve në fusha të caktuara që këto projekte të BB -së të kenë efektin e duhur në arsimin e Kosovës në ngritjen e cilësisë ne arsim. Ministri ka falënderuar përfaqësuesit e BB për të gjitha kontributet që po jep në zhvillimin e arsimit në Kosovë.

Nga ana e sajë, Flora Kelmendi, menaxhere e BB -së për projektet e arsimit e informoi ministrin Buja me ecuritë e deritashme dhe kërkoi nga ai që edhe më tutje MASHT të jetë konsekuent për sa i parket angazhimeve te saja me qëllim të përmbushjes më sukses të të gjitha komponentëve që ngërthen ne vete projekti i BB-së.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.