MASHT

16 STUDENTË TË PRANUAR NË TOP UNIVERSITETET MË TË MIRA NË BOTË MARRIN MBËSHTETJE NGA MASHTI

17 Gusht, 2021

Ministria e Arsimit, shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur emrat e studentëve përfitues të mbështetjes financiare për të pranuarit në universitetet më të mira në botë.

Ministria e Arsimit, shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur emrat e studentëve përfitues të mbështetjes financiare për të pranuarit në universitetet më të mira në botë.
Në këtë thirrje publike të shpallur më 9 qershor kanë aplikuar gjithsej 531 studentë ndërkaq, komisioni vlerësues ka përzgjedhur 16 studentët përfitues që do të mbështeten me nga 6 mijë e 500 euro. 


Kriteri kryesor që është marrë për bazë për këtë mbështetje financiare është renditja e universiteteve ku përfituesit janë pranuar sipas listimit të top 150 universiteteve më të mira në botë në “Times Higher Education”. Përparësi u është dhënë kandidatëve të nivelit të doktoratës, pasuar nga niveli master dhe atyre që kanë fituar ndonjë lloj të bursës meritore nga universiteti përkatës. Për të siguruar barazi gjinore, përparësi gjithashtu u është dhënë kandidateve vajza/gra. 


Të gjithë kandidatët e përzgjedhur janë studentë të 50 universiteteve më të mira në botë ndërsa 50 përqind e tyre hyjnë në mesin e top dhjetëshes së kësaj liste botërore në nivelin baçellor, master dhe doktoraturë.  
MASHTI uron studentët përfitues të mbështetjes financiare ndërkaq, të tjerëve ju uron suksese në thirrjet e radhës.

Vendimi me emrat e përfituesve të bursës

Last modified: 7 Qershor, 2022

Comments are closed.