MASHT

16 mijë maturantë u testuan në Matura 2011- afati i Gushtit

27 Gusht, 2011

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), z.Ramë Buja, i shoqëruar nga zv.ministri njëherit kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), z.Nehat Mustafa, ka vizituar sot Shkollën e Mesme Mjekësore “Ali Sokoli” , në Prishtinë, ku është mbajtur Testi i Provimit Shtetëror të Maturës.

“Kësaj radhe është bërë një organizim më i mirë i Provimit të Maturës. Ne presim që të kemi rezultate sa më të mira, por jemi shumë të interesuar që të nxjerrim rezultatin sa më real”, ka thënë ministri Buja, duke shtuar se MASHT ka ndërmarrë të gjitha masat që çdo gjë të shkojë mbarë.


Zëvendësministri njëherit kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM), z.Nehat Mustafa, tha se organzimi i testit është bërë në mënyrë shumë profesionale. “Në shumicën e qendrave nxënësit janë kontrolluar me detektor, ku është penguar depërtimi i informatave nga jashtë, komunikimi i ndërsjell me nxënës”, tha kryetari i KQSHM, z.Mustafa.. 
Sipas tij, në këtë afat janë angazhuar rreth 1.600 adminstrues dhe vëzhgues, që prej tyre 97 monitorues nga Universiteti i Prishitnës.

Ministri Buja dhe zv.ministri Mustata kanë uruar nxënësit që të kenë sukses, ndërsa thanë se KQSHM do t’i publikojë rezultatet në kohën e duhur.
Ministri Buja me bashkëpunëtorë gjithashtu kanë vizituar edhe Shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe disa qendra tjera shkollore në komunat tjera.
Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot ka organizuar provimin Matura Shtetërore 2011- afati i gushtit. Në këtë test kanë marrë pjesë rreth 16 mijë nxënës – maturantë.

Last modified: 29 Gusht, 2022

Comments are closed.