Divizioni për Komunikim Publik

Divizioni për Komunikim Publik
Divizioni për Komunikim  Publik (DKP) siguron komunikim  efektiv dhe të qartë të politikave dhe aktiviteteve të MAShT për grupet e synuara ose palët e interesuara. Në këtë drejtim:
• Ofron përkrahje profesionale për Ministrinë, Zëdhënësin e Ministrisë, duke ofruar këshilla për efektivitet të prezantimit të politikave;
• Bën përgatitjen, mirëmbajtjen dhe zbatimin e planit të komunikimit në bazë të planit të punës së Ministrisë, duke zbatuar teknika efektive të komunikimit;
• Bashkëpunon me Zëdhënësin e Ministrisë për organizimet e konferencave për media dhe intervistave;
• Përpilon dhe lëshon kumtesa për media, deklarata, raporte dhe publikime tjera për publikun;
• Është përgjegjëse për përditësimin, sigurimin e qasjes dhe kredibilitetin e informatave në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë dhe menaxhon me e-mail adresën për komunikim me publikun;
• Në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë për Monitorim të Medieve në ZKP-ZKM, ofron raporte të prezantimit medial të politikave dhe aktiviteteve ministrore për Ministrinë, Zëdhënësin e Ministrisë, këshilltarët tjerë politik dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë;
• Përgatit raportin vjetor për zbatimin e Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, të cilin e dërgon në ZKP-ZKM;
• Pranon dhe shqyrton kërkesat fillestare për qasje në dokumente publike, si dhe kryen të gjitha përgjegjësitë e përcaktuara në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike për njësinë përgjegjëse për komunikim me qytetarë;
 
Udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik
Besa Bytyçi
Tel: 038 200 201 178
besa.bytyci@rks-gov.net