MASHT

U përurua objekti i ri i shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup të Malishevës

11 Tetor, 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Fatmir Limaj, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kanë përuruar objektin e ri të shkollës së mesme të ulët “Ganimete Tërbeshi” në Astrazup të Malishevës.

Me këtë rast, ministri Bytyqi, uroi nxënësit, mësimdhënësit dhe gjithë komunitetin për objektin e ri të shkollës, i cili ofron hapësirë dhe kushte moderne.

Ministri Bytyqi ka përgëzuar udhëheqjen komunale për përkushtimin e dëshmuar në zgjerimin e hapësirave të reja shkollore, me çka ka krijuar kushte për ofrimin e një arsimi cilësor, i cili është parakusht për të gjitha sukseset tjera.

“Besoj se në kjo shkollë e re, që ofron kushte jashtëzakonisht të mira për fëmijët e këtij fshati, do të kontribuojë që fshati të përparojë shumë më shumë, që komuna e Malishevës të ketë kuadro më të përgatitur nga ky brez për qytetin dhe vendin tonë në përgjithësi”, tha ministri Bytyqi.

Më tej, ministri Bytyqi theksoi se, është obligim dhe përgjegjësi e të gjithëve, e në veçanti e mësimdhënësve, që këto objekte moderne t’i vënë në shërbim të ngritjes së cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Shkolla “Ganimete Tërbeshi”, funksionon që nga vitin 1946 dhe momentalisht ka rreth 400 nxënës për edukimin dhe arsimimin e të cilëve kujdesen 30 mësimdhënës. 

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.