MASHT

Ministri Bajrami shpërbleu dhe ndau mirënjohje për nxënësit fitues të “Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës”

26 Korrik, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur nxënësit pjesëmarrës në “Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës” e cila u mbajt në Brazil gjatë këtij muaji, me ç’ rast ndau shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit fitues dhe pjesëmarrës të kësaj gare diturie.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami ka pritur nxënësit pjesëmarrës në  “Olimpiadën  Ndërkombëtare të Matematikës” e cila u mbajt në Brazil gjatë këtij muaji, me ç’ rast ndau shpërblime dhe mirënjohje për nxënësit fitues dhe pjesëmarrës të kësaj gare diturie.

Ministri Bajrami, pasi ka uruar nxënësit pjesëmarrës dhe Shoqatën e Matematikantëve të Kosovës për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Olimpiadë, ka vlerësuar lartë rezultatet e treguara të pjesëmarrësve dhe përkushtimin e tyre për tu kthyer me medalje nga kjo garë.

Ministri Bajrami theksoi se, pjesëmarrësit e Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës janë kthyer me razultate të lakmueshme, duke përfshirë edhe medaljen  e bronztë, në mesin e një konkurrence të më shumë se 100 shteteve.

“Ky rezultat tregon që ne kemi nxënës inteligjnet dhe tregon se nuk është e pamundur që të ndërtohet një sistem cilësor i arsimit, në mënyrë që nxënësit tanë të jenë plotësisht të barabartë me nxënësit e botës. Kemi pritur nxënësit dhe MASHT ka ndarë çmime për ta, duke filluar me 1000 euro për fituesin e medaljes së bronztë dhe çmime të tjera”, është shprehur ministri Bajrami.

Ndër të tjera, Ministri ka bërë të ditur se MASHT do të ndajë edhe bursa shtetërore për këta nxënës, ndërkaq ka falënderuar Shoqatën e Matematikantëve të Kosovës  dhe Institutin ATOM, të cilët kanë punuar me ekipin e nxënësve.

Nxënësi Shend Zhejiqi, nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës, fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Opimpiadë u shpërblye me 1000 euro, nxënësit Ardita Berisha dhe Viktor Ahmeti u shpërblyen me nga 500 euro, kurse nxënësit Alban Elezi dhe Flutura Shabani me nga 300 euro. Nxënësit, po ashtu u shpërbylen edhe me nga një Giftkardë, në vlerë prej 99 euro, me të cilën mund të pajisen me titujt të ndryshëm, në njërën nga libraritë e kryeqytetit.

Ministri gjithashtu ndau mirënjohje edhe për kryetarin e Shoqatës së Matematikantëve z. Muhim Lohaj, si dhe z. Valmir Krasniqi nga Instituti ATOM, i cili ishte trajner i këtyre nxënësve.

Me respekt,

Divizioni për Komunikim Publik

Tel: 038/ 213 065

www.masht.rks-gov.net

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.