Projektet

Firmat ushtrimore 

Është nënshkruar Marreveshja e Mirekuptimit ne mes MASHT,Swisscontact dhe Ekonet. 

Me perkrahjen e Swisscontactit dhe Eco-netit është bërë hapja e firmave ushtrimore ne Prishtinë,Ferizaj,Pejë dhe Prizren dhe prej shtatorit është bërë hapja e firmave edhe ne shkollat tjera(Mitrovicë,Gjilan,Gjakovë dhe Besianë) 

Shpjegime

Firmat ushtrimore janë model i një ndërmarrje vërtetë ekzistuese.Modeli lejon që ecuritë të riprodhohen në një ndërmarrje reale ekonomike dhe me këtë t'i bëjnë ato transparente për procesin mësimor. Ana e fortë e Firmës ushtrimore është kontakti i saj me jashtë.Ekonomia dhe tregëtia do të mësohen në mënyrë figurative.Nxënësitë do të vijnë në kontakt me kulturën ekonomike të partnerëve brenda dhe jashtë shtetit.Kjo sjellë një dinamikë në mësim 

Qëllimet e këtyre projekteve

1. Zbatimi i Firmave Ushtrimore në shkollat profesionale të përfshira në projekt.
2. Trajnimi i mësimdhënësve në këtë fushë.
3. Avancimi i arsimit profesional në përgjithësi
4. Ofrimi i mundësisë që nxënësit e shkollave profesionale ti transmetojnë njohuritë e tyre teorike në praktikë.
5. Zhvillimi i aftësive ndërmarrëse tek nxënësitë 

Projekti: Eco Net 

Organizata: KulturKontakt/Austria
Donatorë: Ministria austriake e punëve të jashtme dhe Agjensioni austriak për zhvillim (ADA)
Partnerët: Ministria e arsimit shkencës dhe teknologjisë-Kosovë
Fusha e investmit: Arsimi Profesional 
Shkollat e inkuadruara: shkolla e mesme profesionale:'Ali Hadri'-Pejë, shkolla e mesme ekonomike: 'Ymer Prizreni'- Prizren, Shkolla e mesme ekonomike: 'Faik Konica'-Ferizaj dhe jane hapur firma tjera ne Besianë,Gjilan,Gjakovë dhe Kijevë. 

Projekti:Swisscontact 

Në shkollen e mesme ekonomike"Hoxhë Kadri Prishtina" në Prishtinë funsionojnë tri firma ushtrimore : Firma e pare dhe e dytë ushtrimore aftësojnë nxënësitë e rregullt të klasës së XI-XII në praktikë pofesionale në kuadër të kësaj shkolle ndërsa firma e tretë bënë aftësimin e të rriturve 

Eshte themeluar zyra qendrore(asociacioni i firmave ushtrimore te Kosovës) ne cilësinë e OJQ,është hartuar statuti per punen e firmave ushtrimore,është hartuar planprogrami për firmat ushtrimore. Ky asociacion do te bashkëfinancohet nga Swisscontact dhe Econet brenda kesaj periudhe te funksionimit te ketyre projekteve si dhe nga pagesa e nxënësve nga 5? ne fillim te vitit për kryerjen e punës praktike