QEVERIA GJERMANE

  • Ngritja e Kapaciteteve në Arsimin Fillor (CDBE)

    Klienti: Ministria Federale e Gjermanisë për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (Bundesministerium für wirtschaftliche Zusammenarbeit und Entwicklung, BMZ), Gjermani 
    Partneri politik: Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Kosovë 
    Kohëzgjatja e projektit: 2010 deri 2018 
    Faqja e internetit: http://www.cdbe.info/
    Objektivi 
    Përmirësimi i cilësisë së arsimit fillor.
    Qasja 
    Projekti ndjek një qasje shumë nivelëshe dhe merret me problemet thelbësore në një mënyrë sistematike. Nndërvarshmëritë ekzistuese janë duke u analizuar dhe janë duke u përfshirë në kuadër të strategjisë së intervenimit. MASHT-i dhe gjashtë pilot komunat janë duke zhvilluar dhe pilotuar modelet e zgjidhjeve për fushat problematike të menaxhimit të arsimit, zhvillimit profesional të mësimdhënësve fokusuar në matematikë dhe shkenca natyror, pjesëmarrja e publikut si dhe mbështetja e nxënësve te kthyer nga migrimi me fokus ne minoritetet etnike.  Bazat nga kjo punë përfshijn zhvillimin dhe pilotimin e zgjidhjeve. Bazë për këtë punë është “Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë” (PSAK)  dhe strategjitë nacionale zhvillimore.
    Forcimi i menaxhimit të arsimit 
    Në një proces pjesëmarrës me të gjithë akterët përkatës në sektorin e arsimit, GIZ-CDBE ka mbështetur zhvillimin e Strategjisë së Komunikimit dhe Planin përkatës të veprimit. Strategjia është zhvilluar për të përmirësuar qasjen në informata, transparencë dhe llogaridhënie në sektorin e arsimit.
    Për më tepër, drejtorët e shkollave dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) janë duke u mbështetur në çështjet e menaxhimit të arsimit, të tilla si:

           - Besueshmëria dhe transparenca e të dhënave dhe informatave (SMIA)

           - Programet e inkorporuara të zhvillimit të kapaciteteve në komunikim, menaxhim dhe                        udhëheqje 

           - Forcimi i menaxhimit të shkollave dhe Këshillave Drejtues të Shkollave 

           - Ngritja e vetëdijes lidhur me rëndësinë e gjithëpërfshirjes 

           - Komunitetet e të mësuarit së bashku

        
    Zhvillimi Profesional i Mësimdhënësve (ZHPM) 
    Reforma e zhvillimit profesional të mësimdhënësve është duke u mbështetur në mënyrë gjithëpërfshirëse.

           - Zhvillimi i tregut për ngritjen profesionale të mësimdhënësve 

           - Programet profesionale për ngritjen profesionale të mësimdhënësve (trajnim në përmbajtje lëndore dhe didaktikë në matematikë dhe shkencat natyrore)

           - Mbështetja e sistemit të licencimit për mësimdhënësit 
     

    Mbështetja e temave të orientuara kah e ardhmja për sektorin e arsimit  
    Mbështetje drejt krijimit të temave të reja të ndërthurura në kurrikulë, të tilla si “Edukimi mjedisor” dhe “Orientimi në karrierë”. Është mbështetur gjithashtu diskutimi politik dhe publik i temave në arsim, për shembull ofrimi i trajnimeve për zëdhënës dhe gazetarë, dhënia e shpërblimit të gazetarit apo organizimi i konferencave me tema të orientuara drejt së ardhmes, të tilla si PISA apo “Ekonomia e Arsimit” (përcaktimi i rendit të ditës).

    Efekti – Çka është arritur deri më tani?
    Krijimi i një menaxhimi më të mirë të informatave  
    P.sh.: Përmirësimi i raportimit të SMIA-s: janë trajnuar 224 pjesëtarë të personelit; 
    Ngritja e kapaciteteve në administrimin dhe udhëheqjen e arsimit 
    P.sh.: Strategjia e Komunikimit për Sektorin e Arsimit: një program i harmonizuar i trajnimit është duke u zbatuar për 66 personalitete kyçe të MASHT-it dhe DKA-ve për çështje relevante lidhur me strategjinë mbi përmirësimin në menaxhim, komunikim dhe udhëheqje në të gjitha nivelet;
    Përmirësimi i menaxhimit të shkollës
    P.sh.:  Forcimi i procesit të planifikimit në shkolla: janë trajnuar 474 drejtorë, zëvendës drejtorë dhe mësimdhënës senior të shkollave, >90% e pilot shkollave i kanë zhvilluar dhe janë duke i zbatuar Planet Zhvillimore të Shkollës;
    Zbatimi i komuniteteve të të mësuarit së bashku dhe mekanizmat e të mësuarit përmes kolegëve;
    P.sh.: Përmirësimi i komunikimit dhe menaxhimit: dhjetë “Komunitetet e të mësuarit së bashku”me 43 shkolla janë duke shkëmbyer rregullisht praktikat të përvojat e tyre dhe janë duke përfituar nga të mësuarit e ndërsjellë;
    Zhvillimi profesional i mësimdhënësve
    P.sh.: Ngritja e shkathtësive të specializuara dhe metodologjike të mësimdhënësve përmes zhvillimit të 7 programeve të akredituara trajnuese për matematikë dhe shkenca. Tani: më shumë se 70% prej 1400 mësimdhënësve janë duke zbatuar me sukses metoda të reja në klasat e tyre;
    Ngritja e vetëdijesimit në temat arsimore në Kosovë
    P.sh.: Fuqizimi i përfshirjes së shoqërisë civile: Ngritja e kapaciteteve për zëdhënës dhe gazetarë të arsimit; dhënie të çmimeve në gazetari, publikimi i temave arsimore në shtypin kombëtar është rritur për më shumë se 41%.