Inspektoriati i Arsimit në Republikën e Kosovës

Organizimi dhe funksionimi i Departamentit dhe Sektorëve të Inspeksionit 
Dispozita të përgjithshme 

Departamenti dhe Sektorët e Inspeksionit Arsimor në nivel të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ( më poshtë MASHT ) janë krijuar në mbështetje të Vendimeve të Ministrit nr. 908 / 01 - B dt: 26.01. 2007 dhe nr. 931/ 01 -B,dt: 21.02.2007 
Departamenti i Inspeksionit ( më poshtë D I ), është strukturë brenda MASHT në vartësi të drejtpërdrejtë të Ministrit dhe Sekretarit të MASHT. 

Departamenti i Inspeksionit veprimtarin e vetë e mbështet në: 

- Ligjin për Inspeksionin e Arsimit në Kosovë, nr. 2004 / 37, 
- Ligjin mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm, nr. 2002 / 02
- Ligjin mbi Aftësimin e të Rriturve, nr. 02 / L- 24
- Ligjin mbi Arsimin dhe Aftësimin Profesional , nr. 02 / L - 42
- Ligjin mbi Edukimin Parashkollor, nr. 02 / L - 52

- Udhëzimi Administrativ nr. 11 / 2005
Procedurat administrative të inspektimit në institucionet edukative- arsimore dhe shkencore 

- Udhëzimi Administrativ nr. 39 / 2005
Anulimi i dëftesave dhe dokumenteve të tjera shkollore dhe universitare të fituara në kundërshtim me ligjin ose që janë lëshuara nga institucioni i palicencuar 

- Udhëzimi Administrativ nr. 40 / 2005
Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo -arsimore, aftësuese dhe shkencore 

- Udhëzimi Administrativ nr. 41 / 2005
Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës për shkarkimin e udhëheqësit të institucionit edukativo- arsimor, aftësues e shkencor 
- Udhëzimi Administrativ nr. 42 / 2005
Kompensimi i orëve të parealizuara nga mësimdhënësit 
- Udhëzimi Administrativ nr. 43 / 2005
Procedurat kur ankesat e shtyn ekzekutimin e vendimit 
- Udhëzimi Administrativ nr. 45 / 2005
Ndërprerja e punës së institucionit edukativ- arsimor, aftësues e shkencor 
Përmes këtyre ligjve dhe akteve nënligjore përcaktohen të drejtat, detyrat, autorizimet, përgjegjësit dhe mënyra e punës së inspeksionit të Arsimit në Kosovë. 

DI është organ ekzekutiv në kuadër të MASHT 
Qëllimi i DI 

Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve dhe akteve nënligjore në fuqi që rregullojnë fushën e arsimit në edukimin dhe arsimimin publik dhe privat në Kosovë për : 

a) edukimin dhe arsimin parashkollor,
b) arsimimin fillor,
c) arsimimin e mesëm të ulët dhe mesëm të lartë,
d) arsimimin e lartë,
e) arsimimin special,
f) arsimimin joformal,
g) arsimimin profesional,
h) vendstrehimet e organizuara të fëmijëve , të nxënëseve, konviktet e nxënëseve dhe studenteve,
i) arsimimin në diasporë dhe shtëpitë korrektuese dhe burgjet,
Në kuadër të Departamentit të inspeksionit funksionojnë Sektorët e inspeksionit Arsimor ( më poshtë SIA), të cilët janë të vendosur në shtat (7) qendra më të mëdha të Kosovës dhe mbulojnë të gjitha Komunat e Kosovës si : 

1. SIA në Prishtinë, mbulon komunat : Prishtinë, Podujevë, Gllogoc, Fushë Kosovë dhe Obiliq;
2. SIA në Ferizaj, mbulon komunat: Ferizaj, Lipjan, Shtime, Shtërpcë, Hani Elezit, Kaçanik;
3. SIA në Prizren, mbulon komunat : Prizren, Suharekë, Sharr, Mamushë;
4. SIA në Gjakovë, mbulon komunat : Gjakovë, Rahovec, Malishevë;
5. SIA në Pejë, mbulon komunat : Pejë, Istog, Klinë, Deçan, Junik;
6. SIA në Mitrovicë, mbulon komunat : Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan;
7. SIA në Gjilan, mbulon komunat : Gjilan, Kamenicë, Novobërdë, Viti

SIA, për punën e vet i përgjigjen Drejtorit të departamentit të inspeksionit 

Detyrat e Inspeksionit të Arsimit: 

1) Inspektoret e kryen detyrat përmes inspektimeve te rregullta informative, speciale, kontrolluese dhe emergjente.
2) Inspektimet e rregullta dhe kontrolluese kryhen ne mbështetje te planit vjetor te inspeksionit te arsimit, kurse ato emergjente dhe speciale ne baze te kërkesave te organeve dhe palëve te interesuara.
3) Inspektoret e Arsimit kanë për detyre te inspektojnë
a) Organizimin e punës dhe te veprimtarisë se institucionit arsimor ne harmoni me aktin e themelimit dhe me aktin e licencimit.
b) Kushtet ne te cilat organizohet procesi edukativo - arsimor (lokali, inventari, mjetet mësimore, mjedisi) qe janë te përcaktuara programet e punës.
c) Harmonizimin e akteve dhe te rregullave te institucionit arsimor me ligj dhe me aktet e tjera te nxjerrura nga MASHT-së.
d) Funksionimin e organeve qeverisëse dhe profesionale te institucionit arsimor, realizimin e programit vjetor te punës se institucionit, regjistrimin e fëmijëve, nxënësve dhe studenteve ne harmoni me kushtet dhe kriteret e përcaktuara me ligj ose me ndonjë akt tjetër nënligjor.
e) Numrin e fëmijëve, nxënësve dhe studenteve ne grupe, paralele dhe klasa.
f) Pranimin e kuadrit edukativ mësimor, administrativ dhe teknik ne harmoni me ligjin dhe aktet nënligjore.
g) Realizimin e planit te programit mësimore dhe kushtet e realizimit.
h) Realizimin e kalendarit shkollor.
i) Respektimin e orarit mësimor dhe te punës.
j) Organizimin provimeve te rregullta dhe me korrespodencë, me harmoni me ligj dhe me aktet e tjera nënligjore.
k) Organizimin e edukimit dhe arsimit ne pajtim me ligjin
l) Respektimin e detyrimeve te institucionit arsimor ndaj prindërve te fëmijëve, te nxënësve, studenteve, punëtoreve dhe anasjelltas.
m) Vlerësimin e nxënësve dhe te studenteve.
n) Mënyrën e ngritjes profesionale dhe shkencore te mësimdhënëseve
o) Mbrojtjen shëndetësore te fëmijëve, te nxënësve, te studenteve, te mësimdhënësve dhe te punëtoreve te tjerë te institucionit arsimor.
p) Mbikëqyrjen e sigurimit te transportit për nxënës, student dhe mësimdhënës.
q) Realizimin e te drejtave dhe te detyrave te nxënësve, te studenteve dhe te punësuarave te tjerë te institucionit.
r) Mënyrën e krijimit te fondeve te institucionit arsimor dhe menaxhimin e tyre
s) Mbajtjen e evidencës se lëshimit dhe parregullsive ne afatin e caktuar ne baze te rekomandimit, inspektori i arsimor do te marre vendim për inicimin e procedurës adekuate sipas shkalles se cenimit te ligjit.

Inspektoret e Arsimit urdhërojnë edhe: 

a) Inicimin e procedurës për shkarkimin e udhëheqësit te institucionit arsimor, nëse konstatojnë se është shkaktar i lëshimeve ne pune edukative - arsimor dhe ne pune tjetër te institucionit;
b) Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtoreve te tjerë, te cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla te institucionit dhe me ligj;
c) Institucionet arsimore për kompensimin e orëve te parealizuara ne lëndët e caktuara mësimore nëse konstatojnë se nuk është realizuar plani dhe programi mësimor. Mënyra e kompensimit të orëve të parealizuara rregullohet me Urdhëresë te veçantë administrative;
d) Institucionin arsimor për anulimin e notave të nxënësve dhe të studentëve, nëse konstatojnë se gjatë procedurës së vlerësimit nuk janë respektuar kriteret profesionale për vlerësimin;
e) Anulimin e dëftesave, të diplomave dhe të dokumenteve të tjera shkollor, të fituara në kundërshtim me ligjin ose që janë lëshuar nga institucioni i palicencuar;
f) Të gjitha proceduarat nga neni 5.3 rregullohen sipas akteve të veçanta nënligjore të nxjerrura nga MASHT-i.

Inspektoret e Arsimit ndërpresin dhe ndalojnë: 

a) Punën e institucioneve arsimore të palicencuara;
b) Punën e institucioneve arsimore, të cilat nuk kanë siguruar kushte normale për organizimin e mësimit (dezinfektimin e objektit, pastërtinë, ujin, nyje sanitare, ngrohjen normale, mjetet e domosdoshme mësimore, etj);
c) Marrëdhënien e punës së mësimdhënësve dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor të krijuar pa konkurs publik dhe në kundërshtim me standardet, normativin dhe dispozitat tjera që rregullojnë marrëdhënien e punës;
d) Marrëdhënien e punës të të punësuarit, i cili e ka të ndaluar nga komisioni mjekësor ose nga gjyqi të punojë me fëmijë, nxënës dhe studentë. Në këtë kategori hyjnë edhe personat që kanë mbushur moshën 65 vjeçare. Kriteri i moshës zbatohet në fillim të vitit shkollor - akademik;
e) Marrëdhënien e punës së mësimdhënësit, i cili nuk e realizon planin dhe programin mësimor në pikëpamje kuantitative dhe kualitative;
f) Nëse inspektori arsimor konstaton se personi i autorizuar i institucionit arsimor, ose punëtori tjetër ka bërë kundërvajtje: delikt fizik, moral, ekonomik, korrupsioni, fyerja në baza nacionale, fetare ose vepër tjetër penale, do t'ia paraqesë kërkesën organit kompetent për fillimin e procedurës.
g) Përcaktimet e rasteve për ndërprerje dhe ndalim, rregullohen me Urdhëresë të veçantë administrative.

Fushat e përgjegjësisë 

Departamenti dhe Sektorët e inspektimit vlerëson, këshillon, monitoron dhe raporton për anë të ndryshme të sistemit arsimor në nivel lokal dhe qendror. 

Procesi i inspektimit kalon nëpër tri faza: 

- Inspektimi
- Raportimi
- Riinspektimi 

Departamenti dhe Sektorët e inspektimit bashkëpunojnë me: 

Të gjitha departamentet e tjera të MASHT, Drejtorit Komunale të Arsimit (DKA-të), Institucionet edukative dhe arsimore të Kosovës, Këshillin e prindërve dhe arsimtareve, Institucionet qeveritare dhe jo qeveritare, dhe palët tjera të interesuara për bashkëpunim. Publikime: 

- Procesverbale
- Rekomandimet
- Vendimi

Anulime: 

- Dëftesave
- Certifikatave
- Diplomave 
- Dokumenteve të tjera shkollore

Kodi i sjelljes për inspektorët 

Inspektorët, gjatë gjithë procesit të inspektimit duhet: 

- Të veprojnë profesionalisht ndaj çdo institucioni që inspektohet.
- Të respektojnë profesionalizmin e stafit të shkollës.
- Të respektojnë nxënësit si pjesëmarrës në procesin mësimor.
- Të komunikojnë hapur, por duke ruajtur konfidencën e institucionit dhe individëve që inspektohen.
- Të vlerësojnë objektivisht dhe pa paragjykime.
- Të garantojnë se gjatë inspektimit është grumbulluar materiali i duhur dhe se ai është analizuar me korrektësi.
- Të mos inspektojnë institucionet ku kanë konflikt interesash.

Krahas këtyre: 

- Inspektimi të jetë një proces njerëzor.
- Inspektimi të ndihmojë shkollat për t'u përmirësuar nëpërmjet vlerësimeve korrekte dhe të vlefshme.
- Përfundimet e inspektorëve të mbështeten e të ndikohen vetëm nga të dhënat e grumbulluara.