MASHT

Nxënësit e klasave të nënta testuan njohuritë e tyre në “Testin e Arritshmërisë 2010”

29 Qershor, 2010

Në organizim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, sot në 31 komuna të Kosovës është mbajt testi i arritshmërisë për nxënës të klasave të nënta. Ky është një vlerësim i jashtëm i nxënësve në bazë të të cilit MASHT nxjerrë përfundime se a janë realizuar me sukses planprogramet, cili është efekti i reformave, sa kanë arritur nxënësit të fitojnë njohuritë e duhura, shkathtësitë për jetën.

Ministri Hoxhaj, gjatë ditës ka vizituar shkollën “Ismail Qemaili”, ku po mbahej testi dhe ka inkurajuar nxënësit për suksese të mira, duke i porositur ata se” nga suksesi i treguar sot, do të varet edhe orientimi i tyre në karrierë, do të varet se ku do të mund të regjistrohen në shkollimin mëtutjeshëm të mesëm cili do të jetë përcaktimi i tyre për të ardhmen, arsimi profesional apo ai i përgjithshëm”.

Më tej Ministri Hoxhaj tha se: “MASHT, është e angazhuar që të ofrojë kushte të mira për mësim cilësorë, tani jemi në shikim të Kurrikulit i cili do të ofrojë mundësi të mira për një qasje moderne, analitike arsimore dhe presim që rezultatet më të mira arritshmërisë në karahasim me vitet e kaluara”.

Për administrim dhe mbarëvajtjen e testi janë përkujdesen mësimdhënës të shkollave në komunat përkatëse, zyrtarë të MASHT-it, dhe përfaqësues të Drejtorive Komunale të Arsimit.

Nxënësit sprovuan dijen e tyre në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhët amtare të komuniteteve: Boshnjak dhe Turk, Gjuhë Angleze, Matematikë, Fizikë, Kimi, Informatikë, Histori, Gjeografi dhe Edukatë Qytetare dhe ishte i njëjtë për të gjithë nxënësit e shkollave të Republikës së Kosovës.

Publikimi i rezultateve do të bëhet me datë 08 korrik 2010. Ndërkaq ankesat eventuale mund të shtrohen për shqyrtim nga data 8-10 korrik 2010.

Last modified: 26 Gusht, 2022

Comments are closed.