MASHT

URIMI I MINISTRIT BYTYQI PËR FESTËN E FITËR BAJRAMIT

14 Qershor, 2018

Të nderuar qytetarë të besimit islam Sot, kur po festojmë Fitër Bajramin, uroj t’u jetë pranuar agjërimi, si përkushtim e adhurim ndaj Krijuesit! Ky muaj i bekuar na jep mesazhin se dashuria, paqja, harmonia e toleranca, janë vlera që e bëjnë jetën tonë më të lehtë! Uroj t’i bartim këto vlera, bashkë me gatishmërinë për të ndihmuar gjithmonë ata që kanë nevojë! Uroj që në këtë ditë feste, e çdo ditë tjetër, të keni gëzim e lumturi në familjet tuaja! Me respekt, Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Last modified: 10 Qershor, 2022

Comments are closed.