MASHT

U mbajt punëtori për trajnimin e trajnerëve për praktikë profesionale në kompani

15 Mars, 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), në bashkëpunim me GIZ-YES (Bashkëpunimi Teknik Gjerman – Rinia, Punësimi dhe Shkathtësitë), ka organizuar punëtori me përfaqësues të kompanive të biznesit lidhur me Programin e trajnimit të trajnerëve në Kompani (In-Company/BMO Training Programe), për mësimdhënie në praktikën profesionale të nxënësve

Ky program ka për qëllim që të mbështetesë punësimin e të rinjve dhe të rrisë mundësitë e punësueshmërisë së kosovarëve të rinj në vendin e tyre të origjinës, si dhe të përmirësojë cilësinë e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP-së) në Kosovë. Ndërsa, ky program është lansuar dhe ka filluar të implementohet në janar të vitit 2018, nga PEM-Consult. 

MAShT është e angazhuar që të përmirësohet cilësia e praktikës profesionale të nxënësve në sistemin e AAP–së në Kosovë, ku nxënësit duhet të arrijnë shkathtësi të caktuara praktike, të orientuara nga kërkesa e tregut dhe shprehi të punës që plotësojnë dhe mbështesin trajnimin praktik, i cili zhvillohet edhe në punëtoritë dhe laboratorët e shkollave të AAP-së. 

Në këtë punëtori ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Odës Ekonomike të Kosovës , Odës së Zejtarëve të Dortmundit në Kosovë, përfaqësues të kompanive vendore të biznesit si: Elkos, VivaFresh Store, etj., me të cilat MAShT-i ka nënshkruar Memorandum për ofrimin e mundësive për zhvillimin e punës praktike profesionale të nxënësve.

Ndryshe, dy ekspertë vendorë dhe dy ndërkombëtarë gjatë fazës së parë janë duke planifikuar dhe implementuar module të ndryshme të trajnimit për të trajnuar 16 trajnerë Master në kompani, ndërsa të njëjtit në fazën e dytë, duhet të trajnojnë prej 100 deri në 120 trajnerë tjerë në kompani të ndryshme.

Last modified: 24 Gusht, 2022

Comments are closed.