MASHT

Ministri Bytyqi priti përfaqësuesit e BSPK-së

21 Nëntor, 2017

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot përfaqësues të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të prirë nga Isuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat.

Ministri Bytyqi theksoi se është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, sepse theksoi se arsimi është i të gjithëve dhe vetëm duke bashkëpunuar mund të rrihen rezultate të mira në këtë sektor të rëndësishëm të jetës në Kosovë.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe rreth çështjes së të punësuarve nga kompanitë private si punëtorë teknik në institucionet arsimore dhe mospagesa e stazhit të punës për këta punëtorë nga ana e kompanive. 

Last modified: 25 Gusht, 2022

Comments are closed.